Subscribe

ENKELEJDA MEMA GAZETARE

…Sapo ka hyrë në fuqi shtetrrethimi në tetë qytete të vendit. Duke nisur nga ky moment e deri në mesnatën e të Dielës të paktën dy milionë banorëve i është ndaluar përdorimi i makinave personale…

 

 

STAND UP

ENKELEJDA MEMA

GAZETARE

 

…Lëvizja e këmbësorëve në autostradë është kategorikisht e ndalur, por shtetrrethimi ta lejon këtë mundësi. Përveç makinave personale, në qytetet e Tiranës, Durrësit, Fierit, Lushnjës, Shkodrës, Lezhës, Elbasanit dhe Vlorës është ndaluar transporti urban dhe taxi.

 

Më shumë se gjysma e Shqipërisë është gdhirë këtë të premte në shtetrrethim. Në rrugët hyrëse dhe në brendësi të kryeqytetit janë të shumtë postblloqet e policisë dhe ushtrisë që ushtrojnë kontrolle në ato pak mjete që lejohen të lëvizin.

 

Të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët kalojnë në sitën e kontrollit. Vetëm përmes akreditimit uniformat blu të japin të drejtën e lëvizjes me makinë në rrugët e Tiranës.

 

Motorët e të vetmeve mjete që dëgjohen në rrugë janë kryesisht të autoambulancave, të shërbimeve shtetërore dhe shpërndarësve të produkteve ushqimore.

 

 

Nga Tirana e makinave për 72 orët në vazhdim, do të shndërrohet në kryeqytetin e këmbësorëve. Përditshmëria e tyre ka ndryshuar. Ata sot janë zgjuar më herë se zakonisht për të kapur orarin e punës pasi shërbimi urban dhe ai taksi është ndaluar.

 

Në këto ditë punë të bën biçikleta.

 

…ose motori.

 

Nëse gjatë rrugës për në punë apo kudo tjetër ndeshni një autobus, mos nxitoni ta kapni, është i dedikuar vetëm për personelin shëndetësor, madje që në hyrje duhet ta vërtetosh se je një nga bluzat e bardha që po shkon t’u shërbesh pacientëve.

 

Atyre që duke e gdhirë e premtja nuk u dhembi koka se me çfarë do të shkojnë në punë janë administrata shtetërore dhe punonjësit e call-centerave dhe fasonerive. Ata janë pushim.

 

Për të punësuarit në privat puna vazhdon!

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *