Avokati Altin Goxhaj ka zbuluar se çfarë fshihet pas planit për krijimin e “Shtetit Bektashi” në Shqipëri. I ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Goxhaj tha se pas shtetit Bektashi mund të krijohen dhe shtete të tjera, me qëllim për tu mbajtut nën kontroll.
Siaps tij qëllimi final është shpopullimi i gjithë vendit dhe Shqiëpria të popullohet nga qytetërime dhe rraca të tjera.
Pjesë nga biseda:
Goxhaj: Ne i themi të gjithë palëve që janë futur në krimin e shqiptarëve për të çarë sovranitetin e Shqipërisë me Shtetin Bektashi: STOP. Janë shërbime të huaja që duan të përdorin Shtetin Bektashi dhe me këta palestinezët që duan të sjellin këtu për ta bërë Bejrut Shqipërinë, për të mbayllur ciklin e një shpërbërje totale të këtij viti.
Borakaj: Nuk mendoni se ishte vetëm një shashkë?
Goxhaj: Shteti Bektashi është një projekt i shërbimeve sekrete, i cili ka një projekt për të çarë sovranitetin e Shqipërisë, për ta bërë me Gjykatë Kushtetuese dhe parlament. Prandaj Rama e la pas zgjedhjeve për ta bërë me parlament dhe Gjykatë Kushtetuese që Shqipëria të bëhet copa copa. Po u bë Shteti Bektashi mund të bësh shtete sa të duash me enklava. Në Shqipëri ka një projekt për të shpërbërë këtë vend, ardhja e palestinezëve siç kanë pas sjellë iranianët, ujgurët, është pjesë e procesit. Për shkak se Shqipëria po largohen shqiptarët, të zëvendësohet popullsia dhe të krijohet konflikti i duhur social për ta menaxhuar dhe pastruar. Por ne jemi indigjenët këtu që po na përzënë që pas 20 vjetësh ky vend të quhet Emiratët e Bashkuara të Soros, që edhe pensionistët pas 20 vitesh të largohen se do i marrin fëmijët e tyre.