E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shtetet e Lindjes së Mesme dënojnë sulmin izraelit në kampin e refugjatëve: Kombet e Bashkuara të reagojnë!

Children gather beside the crater where the home of Ramez al-Masri was destroyed by an air-strike prior to a cease-fire reached after an 11-day war between Gaza's Hamas rulers and Israel, Sunday, May 23, 2021, in Beit Hanoun, the northern Gaza Strip. (AP Photo/John Minchillo)

Shumë shtete në Lindjen e Mesme kanë dënuar sulmin izraelit në kampin e refugjatëve. Ministria e Jashtme e Jordanisë dënoi sulmin vdekjeprurës të Izraelit në një deklaratë zyrtare, duke e konsideruar si akt të rrezikshëm.

 

“Ministria e Jashtme e Jordanisë dënon në termat më të ashpër agresionin izraelit që synoi kampin Jabalya në Rripin e Gazës këtë mbrëmje, duke e mbajtur Izraelin, fuqinë pushtuese përgjegjëse për këtë zhvillim të rrezikshëm”, thuhet në deklaratë.

 

Reklamë

Ministria e Jashtme jordanezea nënvizoi se ky akt bie ndesh me të gjitha vlerat njerëzore dhe morale dhe rregullat e së drejtës ndërkombëtare humanitare.

 

Gjithashtu, Arabia Saudite dënoi gjithashtu sulmin ajror në Gazën veriore. Në deklaratë thuhet se kushtet e rrezikshme humanitare që rezultojnë nga përshkallëzimi i vazhdueshëm nuk mund të justifikohen aspak.

 

“Kursimi i gjakut, mbrojtja e civilëve dhe ndalimi i operacioneve ushtarake janë prioritete urgjente për të cilat nuk mund të pranohet çdo zvarritje ose përçarje, dhe dështimi për t’iu përmbajtur menjëherë atyre. Përshkallëzimi do të çojë në mënyrë të pashmangshme në një katastrofë humanitare për të cilën okupimi izraelit dhe komuniteti ndërkombëtar mbajnë përgjegjësi”, shtohet në deklaratë.

 

Po ashtu, Irani dënoi në termat më të ashpër sulmin, të cilin e konsideron si barbar.

 

“Ky veprim shtoi një tjetër njollë në listën e gjatë të krimeve të luftës të kryera”, nga Izraeli.

 

Irani i kërkoi komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Sigurimit, që të përmbushin menjëherë përgjegjësinë e tij ndërkombëtare, në ndalimin e sulmeve ajrore të vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë