E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

‘Shtëpia e Lirisë’ dërgon në KQZ kandidatët e Berishës për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit

LSI-PDK ka dërguar për të regjistruar në KQZ 2 nga kandidatët e Sali Berishës të dalë nga primaret e Komisionit të Rithemelimit.

 

Nën emrin e koalicionit “Shtëpia e lirisë” LSI dhe PDK kanë këkruar nga KQZ regjistrimin si kandidat për zgjedhjet e 6 marsit Bardh Spahinë për Bashkinë Shkodër dhe Elton Banon për Bashkinë Lushnje.

 

Reklamë

Emrat në KQZ janë dërguar nga sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari si partia udhëheqëse e koalicionit. Pak ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi regjistrimin e koalicionit mes LSI dhe PDK, por përjashtoi Komisionin e Rithemelimit të Sali Berishës.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë