Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 July 2026
Vizion fokus

“Kjo është Tirona jonë …”, Rama ironizon protestën me...

“Nuk është më e flamingove, por e Saliut”, Balla...

“Aplikoni për programin Siguria dhe Hetimi”, Lamallari thirrje të...

Dita e 37-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Kina Jugore goditet nga tajfuni “Maysak”, përmbytje masive dhe...

Zbulohet shifra, ja sa do të paguajë klubi turk...

Java e Administratës Publike/ Prezantohen nismat e reja për...

Macron arrin në Siri, vizita e parë e një...

Hamasi shpërbën administratën e Gazës

Dita e 37-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve...

Shtëpia e Bardhë thotë se nuk ka “asnjë indikacion” që Izraeli do të pushtojë Rafah

25 Mars 21:54

Shtetet e Bashkuara do të gjejnë një mënyrë për t’i përcjellë Izraelit “shqetësimin” e tyre për një operacion ushtarak në Rafah pasi administrata e Netanyahu anuloi vizitën e delegacionit izraelit në Uashington, tha Departamenti i Shtetit.

Vendimi për anulim u mor në shenjë proteste ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës.

Lexo edhe :

Related Posts

OKB miratoi rezolutën për armëpushim në Gaza, Netanyahu anulon vizitën e delegacionit izraelit në SHBA

Izraeli e anuloi vizitën për shkak se SHBA abstenoi nga votimi në Këshillin e Sigurimit, në vend që të vendoste veton ndaj tij siç ka bërë deri më tani në rezolutat e mëparshme.

“Jam i sigurt se do të gjejmë mjete të tjera për t’ua përcjellë atyre shqetësimet tona,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, duke e quajtur vendimin për anulimin e vizitës “të habitshëm dhe fatkeq”.

Ai shtoi se ministri i Jashtëm Anthony Blinken ka të ngjarë të diskutojë çështjen e Rafah me ministrin izraelit të mbrojtjes Yoav Gallad, vizita e veçantë e të cilit në Uashington nuk u anulua.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë John Kirby konfirmoi se Gallant do të takohet me homologun e tij amerikan, Lloyd Austin, të martën.

“Ne besojmë se ky lloj pushtimi në një shkallë të gjerë do të ishte i gabuar, dhe jo vetëm për shkak të rrezikut të madh për civilët,” tha Miller.

Sipas zëdhënësit, qeveria izraelite nuk ka paraqitur një plan koherent për të larguar 1.4 milionë njerëz nga Rafah. Shumica e tyre ikën atje për t’i shpëtuar granatimeve të Rripit verior të Gazës.

“Ky lloj pushtimi do të dobësonte sigurinë e Izraelit” dhe “do të dëmtonte pozitën e tij në botë “, këmbënguli Miller.

Kirby, nga ana e tij, tha se Uashingtoni ” nuk ka asnjë tregues, as nuk ka parë, për ndonjë plan për të pushtuar Rafah brenda ditëve të ardhshme .”

Më parë, një zyrtar amerikan i cili foli në mënyrë anonime me një grup gazetarësh tha se çështjet e tensionit politik të brendshëm me gjasë e çuan kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në vendimin për të mos dërguar një delegacion në Uashington për bisedime.

Ai tha se presidenti Joe Biden nuk kishte ndërmend të fliste me Netanyahun në telefon për këtë çështje dhe se Netanyahu nuk e kishte informuar paraprakisht për vendimin e tij./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Gaza Izrael SHBA

Nga e njëjta kategori

Tiranë/ Konflikt mes tre personave te ish-Parku, një i plagosur me thikë

më shumë...

“Nuk është më e flamingove, por e Saliut”, Balla ndan videon, ironizon protestuesit

më shumë...

“Aplikoni për programin Siguria dhe Hetimi”, Lamallari thirrje të rinjve: Bashkohuni me Policinë e Shtetit

më shumë...

Dita e 37-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:38

Tiranë/ Konflikt mes tre personave te ish-Parku,...

10:25

“Kjo është Tirona jonë …”, Rama ironizon...

10:19

“Nuk është më e flamingove, por e...

10:11

Si të dalloni një person që ka...

9:56

“Aplikoni për programin Siguria dhe Hetimi”, Lamallari...

9:50

Dita e 37-të e protestës, qytetarët nisin...

9:43

Këto ushqime ju ndihmojnë ta mbani sheqerin...

9:28

Kina Jugore goditet nga tajfuni “Maysak”, përmbytje...

9:21

Zbulohet shifra, ja sa do të paguajë...

9:00

Trëndafili i egër: Fruti i pasur me...

8:31

Java e Administratës Publike/ Prezantohen nismat e...

8:26

Macron arrin në Siri, vizita e parë...

7:33

Hamasi shpërbën administratën e Gazës

7:29

Dita e 37-të e protestës, nis grumbullimi...

7:25

BE dënon aktivitetet destabilizuese të Rusisë në...

6:55

Netanyahu i kërkon SHBA-së të mos i...

6:54

Vatër e re zjarri në autostradën Tiranë-Durrës,...

6:44

Shkon në 50 numri i viktimave nga...

6:41

“Nuk duhet t’u jepen F-35 ose motorë...

6:33

Amorim mbërrin te Milani, zbulon premtimin që...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Kujdes deri më 12 korrik! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Ek...
  • I shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin e qytetarëv...
  • “Kundërshtarëve të mi”! Rama mesazh me vargjet e Dritëro Ago...
  • Tritol makinës në Shkodër, policia: Ja kujt i përkiste, u sh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.