E hënë, 9 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 33 minuta më parë
Bota

Shtëpia e Bardhë: Kremlini është përgjegjës për vdekjen e Prigozhinit

A member of private mercenary group Wagner pays tribute to Yevgeny Prigozhin (L) and Dmitry Utkin, a shadowy figure who managed Wagner's operations and allegedly served in Russian military intelligence, at the makeshift memorial in front of the PMC Wagner office in Novosibirsk, on August 24, 2023. Russian state-run news agencies on August 23, 2023 said that Yevgeny Prigozhin, the head of the Wagner group that led a mutiny against Russia's army in June, was on the list of passengers of a plane that crashed near the village of Kuzhenkino in the Tver region. (Photo by Vladimir NIKOLAYEV / AFP) (Photo by VLADIMIR NIKOLAYEV/AFP via Getty Images)

Shtëpia e Bardhë ka lënë të kuptohet se Kremlini është përgjegjës për vdekjen e kreut të grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili u vra nga një rrëzim misterioz i avionit javën e kaluar.

 

“Të gjithë ne e dimë se Kremlini ka histori të gjatë të vrasjes së kundërshtarëve”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

 

Reklamë

“Është shumë e qartë çfarë ndodhi këtu”, shtoi ajo.

 

Ky është sugjerimi më i madh amerikan rreth mundësisë që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, të ketë qenë urdhëruar vrasjen e Prigozhinit, i cili e kishte kryer një kryengritje jetëshkurtër kundër Kremlinit në qershor.

 

Prigozhini u varros në një ceremoni private në Shën Peterburg më 29 gusht, në të cilën nuk mori pjesë Putini, dikur aleati i tij më i afërt, shkruan REL.

 

“Ceremonia e lamtumirës për Yevgeny Viktorovich u mbajt përmes një organizimi të vogël. Ata që duan t’i thonë lamtumirë mund të vizitojnë varrezat Porokhovskoye”, u tha në kanalin në Telegram që përdoret nga Wagner.

 

Varreza që grupi iu referua gjendet në periferi të qytetit të Shën Petersburgut.

Një avion i grupit mercenar Wagner, që udhëhiqej nga 62-vjeçari, u rrëzua mes Moskës dhe Shën Peterburgut më 23 gusht, duke i vrarë të gjithë 10 personat në bord. Prigozhin ishte në listën e udhëtarëve.

 

Katër ditë më vonë, Komisioni Hetues i Rusisë njoftoi se trupi i Prigozhinit ishte identifikuar nga mjekët, bashkë me trupat e nëntë personave të tjerë në bordin e avionit Embraer, i cili u rrëzua në rrethana të dyshimta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë