Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
22 April 2026
Vizion fokus

20 të vdekur në Nigeri pas sulmit të Boko...

Pentagoni: Do të duhen gjashtë muaj për të pastruar...

Vizita e Ramës në Athinë, Dule: Takimi me Mitsotakis...

Si po ndikon ndërprerja e internetit në Iran tek...

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin

EMRAT/ Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, emërimet...

Scott Bessent: Nafta e sekuestruar e Iranit dhe Rusisë...

Vrasja me armë në Memaliaj, policia jep detaje mbi...

Rama sqaron “ngërçin” me pronat: Nuk lidhet me pakicën...

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Hetimet u ngritën...

Shtëpi të mbushura me gurë, njerëz pa ujë/ Dëme të pallogaritshme në Greqi, “Janos” niset drejt Kretës

20 Shtator 14:28

Greqia duket e gjunjëzuar nga cikloni “Janos”. Qindra-mijëra banorë bëjnë thirrje për ndihmë, për të hequr ujin nga shtëpitë e bizneset e tyre dhe për t’u rikthyer në normalitet. Uji u shndërrua në baltë, përmbyti dyqane e banesa, ndërsa shtëpitë u rrënuan.

 

Në komunën e Mouzaki, imazhi i ndërtesës së shkatërruar të qendrës shëndetësore tregon ashpërsinë dhe intensitetin e motit të keq, ndërsa fatkeqësitë në infrastrukturë në përgjithësi janë të mëdha dhe të pallogaritshme. Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalias, ishte në Kefalonia, ku kontrolloi dëmet e lëna pas nga cikloni.

 

“Është koha për një punë shumë të vështirë dhe me pak fjalë. Duhet të nisim restaurimin e menjëhershëm dhe kthimin në normalitet për ishujt Kefalonia dhe Ithaca. Po diskutojmë për të riparuar rrjetet e energjisë elektrike, rrjetet e furnizimit me ujë, infrastrukturën rrugore.”

 

“Janos” shkatërroi plotësisht prodhimin bujqësor. Fermerët nuk patën kohë të korrin të mbjellat e tyre. Kërkesat janë për procedura të shpejta shtetërore që do të çojnë në dëmshpërblimin e viktimave dhe të prekurve nga cikloni.

 

Kryetari i bashkisë së Samis, Gerasimos Monia e cilësoi këtë si një katastrofë.

 

“Të gjitha shtëpitë në Agia Efimia dhe Assos janë përmbytur. Njerëzit kanë mbetur me rrobat që kishin veshur, nuk kanë asgjë. Rrjeti ynë rrugor është dëmtuar. Në të gjitha pikat ka rrëshqitje dheu në rrugë. Prodhimi bujqësor është dëmtuar i gjithi. Rrjeti i furnizimit me ujë në Agia Efimia ka një problem, ne po përpiqemi ta rregullojmë atë. Gjëja e parë që përpiqemi të bëjmë si bashki është të pastrojmë fshatrat. Po përpiqemi të fusim njerëzit në shtëpitë e tyre sa më shpejt të jetë e mundur. Dimri është përpara nesh. Paratë janë të nevojshme për të bërë projekte”, tha ai për mediat greke.

 

Sipas mediave greke, ndalesa e fundit e ciklonit “Janos” do të jetë Kreta. Por autoritetet thonë se në orët e ardhshme do të ketë një përmirësim të motit.

 

Deri tnai, në zona të ndryshme të Greqisë 2.450 njerëz kanë bërë thirrje për ndihmë, ndërsa janë organizuar 942 operacione kërkim-shpëtimi.

 

 

 

Posted Under:
Kryesoret Rajoni
Tagged:
cikloni janos Greqi Krete

Nga e njëjta kategori

Vrasja me armë në Memaliaj, policia jep detaje mbi ngjarjen! Çfarë ndodhi pak para vrasjes, ja kush qëlloi i pari

më shumë...

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Hetimet u ngritën mbi një raport fantazish, ja çfarë bisedova me Donald Trump

më shumë...

EMRI/ Aksident i rëndë në Thumanë, humb jetën një person!

më shumë...

Mali i Zi drejt fundit të procesit të anëtarësimit europian, Marta Kos: Një hap i madh, vendi juaj brenda BE-së po formësohet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:34

20 të vdekur në Nigeri pas sulmit...

9:15

Pentagoni: Do të duhen gjashtë muaj për...

9:02

SHBA reagon pas vizitës në Kosovë të...

8:57

Vizita e Ramës në Athinë, Dule: Takimi...

8:55

Si po ndikon ndërprerja e internetit në...

8:40

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin

8:30

Përplasja me Sonin, Dorina e “Spirit Voice”...

8:24

EMRAT/ Ndryshime në kupolën e Policisë së...

8:06

Scott Bessent: Nafta e sekuestruar e Iranit...

7:51

Vrasja me armë në Memaliaj, policia jep...

7:28

Rama sqaron “ngërçin” me pronat: Nuk lidhet...

7:13

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Hetimet...

7:13

Makina përplas motorin në Lushnjë, një i...

7:03

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, tre të plagosur

6:58

EMRI/ Aksident i rëndë në Thumanë, humb...

6:43

Aksident në Laç, plagoset shoferi dhe dy...

6:43

Zjarri në pallatin te Farmacia 10, Ristani:...

6:26

Rusia pezullon naftën kazake drejt Gjermanisë përmes...

6:24

Mali i Zi drejt fundit të procesit...

6:07

U plagos gjatë sulmit të Hezbollahut në...

Më të klikuarat

  • Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Goxhaj u qëllua pas një sherr...
  • E trishtë në Shkodër/ Kërkoi ndihmë pas lindjes së binjakëve...
  • EMRI/ Aksident i rëndë në Thumanë, humb jetën një person!
  • Përplasja me Sonin, Dorina e “Spirit Voice” i përgjigjet Jon...
  • Kush është fermeri që largohet nga Ferma Vip 3
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.