Sendet me vlerë sentimentale, si bluzat e dhuruara nga lojtarë të tjerë në funeralin e lojtarit, janë të përjashtuara nga ankandi.
Gjyqtarja Susana Tedesco i ka dhënë dritën jeshile kërkesës së trashëgimtarëve. Ankandi do të organizohet nga Adrian Mercado, agjencia e kryeqytetit argjentinas, dhe do të jetë ndërkombëtar .
Shtëpia e dhuruar prindërve është nxjerrë në ankand 900 mijë dollarë (780 mijë euro), apartamenti 65 mijë (57 mijë euro).
Një nga dy BMV-të mban nënshkrimin e Diego-s të gdhendur në xhamin e përparmë, me një çmim fillestar prej 165,000 dollarë.
Gjithashtu në listë janë piktura,, pulovra, këpucë, një kitarë, kravata dhe kapele.
Ofertat mund të dorëzohen deri më 15 nëntor.





