Subscribe

Do të duhej të kishte qenë një festë vendosja e dy shtatoreve në Prizren, por në të vërtetë ato kanë ngjallur mjaft reagime jo vetëm në Kosovë, por në mbarë shqiptarinë.

Duket se skulpturat jo vetëm që nuk janë pëlqyer, por janë konsideruar edhe si fyerje e tallje me dy figurat e mëdha të kombit.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Artan Shkreli, Zv/Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, është shprehur se gjatë kësaj periudhe mund të ketë patur edhe një lloj presioni mbi autorin.

Ajo çka shqetëson Shkrelin, tjetër, është edhe vendosja e shtatores së heroit kombëtar në periferi të qytetit. Sipas tij do të duhej të ishte bërë një rezistencë më e fortë për moszhvendosjen e tij nga qendra e Prizrenit.

“Ajo që shqetëson në një histori të tillë është që nga njëra anë na gëzon fakti që në Prizren bëhet një skulpturë e tillë, dhe nga ana tjetër kjo vendoset në periferi. Dhe kjo për mua duhet të kishte qenë një rezistencë më e fortë e pjesës së shqiptarëve në Këshillin Bashkiak, të cilët nuk duhet të kishin pranuar spostimin e figurës së Skënderbeut nga qendra e qytetit.

Në një qytet të çuditshëm, sikurse është Prizreni, në këtë pikëpamje mungon kjo lloj rezistence, ka patur një lloj provokimi le të themi ndaj Skënderbeut vetë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *