Me ardhjen e shtatorit, do të rikthehen edhe zhvillimet politike. Nga ana e Lëvizjes Socialiste për Integrim paralajmërohet një stinë e ngjeshur politike.

 

Kejdi Mehmetaj tha në studion e “7 pa 5” në “Vizion Plus”, përballë gazetarit Thimi Samarxhiu se beteja e 25 prillit nuk është e mbyllur.

 

Ajo zbuloi se LSI do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, ndërsa shtoi se nuk është vendosur ende nëse këtë betejë ligjore do ta ndërmarrë së bashku me Partinë Demokratike.

 

“Shtatori do të jetë intensiv, zgjedhjet e 25 prillit nuk mund të quhen një kapitull i mbyllur. Ka ende shumë pikëpyetje, ende shumë ngjarje që nuk janë zbardhur. Ne si LSI, por mendoj se edhe PD, ndajmë bindjen që procesi i ndjekur nga KQZ dhe KAS nuk ishte i drejtë. Do të vazhdojmë të kërkojmë të zbardhet e vërteta. Ajo që ndodhi me çështjen e Teatrit Kombëtar na bën të shikojmë një dritë. Do të shkojmë në Gjykatën Kushtetuese për 25 prillin me të gjitha argumentet e paraqitur në KQZ dhe KAS, por edhe me argumente të tjera si databaza e të dhënave personale, punësimet në administratë. Grupet e punës janë ende duke punuar. Ne vazhdojmë të komunikojmë me grupin e punës të PD-së. Nuk mund t’ju them ekzaktësisht si do të shkojmë.”

 

Kur u “ngacmua” nga gazetari Thimi Samarxhiu për marrëdhëniet mes PD-së dhe LSI-së, ajo dha këtë përgjigje:

 

“Janë marrëdhënie shumë korrekte. Si ne, edhe PD, jemi në një fazë të analizimit të asaj që ndodhi në zgjedhje.”

 

Sa i takon faktit që Kejdi Mehmetaj nuk do të jetë deputete në Parlamentin e ri, ajo deklaroi se në këtë situatë, me rëndësi është që LSI të ridimensionohet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *