E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shtatë muaj pasi doli nga burgu, bëhet “i gjallë” Dani Alves

Dani Alves ka rreth shtatë muaj që ka dalë nga burgu, përkohësisht me kusht prej një milion eurosh (pasi është shpallur fajtor për përdhunim), por edhe pse ka dalë, nuk ka postuar asgjë në llogaritë e tij në rrjetet sociale.

Megjithatë sot ai vendosi të “ngarkojë” foton e parë në Instagram, me një buzëqeshje në fytyrë, por akoma më intensiv ishte mesazhi në bluzën që kishte veshur, ku shkruhej: “kohë të mira po vinë”.

Në mbishkrimin e postimit ka shkruar thjesht një zemër dhe ka mbyllur komentet, pas këshillave përkatëse që i janë dhënë.

Megjithëse Dani ka ngarkuar vetëm foton e tij që nga 18 janari 2023, duket se ai ka një ndjekës besnikë, pasi postimi grumbulloi 582.000 pëlqime brenda pak orësh.

Reklamë

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Daniel Alves (@danialves)

Vazhdo të lexosh

Reklamë