Shtatë javë në tribunë me Ipswich, Anis Mehmeti drejt largimit që në janar

Situata e Anis Mehmetit te Ipswich po bëhet gjithnjë e më e vështirë.
Pas shtatë javësh të Premier Ligës, futbollisti shqiptar vijon t’i ndjekë ndeshjet nga tribuna, ndërsa skuadra e tij u mposht së fundmi 3-2 nga Manchester City.
Mehmeti kishte refuzuar ofertat për të qëndruar në elitën e futbollit anglez, por mungesa e hapësirave mund ta shtyjë të rishikojë të ardhmen e tij në merkaton e janarit.
Interesi për mesfushorin shqiptar është rikthyer nga disa klube të Championship-it, mes tyre Derby County dhe Birmingham.
Klubi anglez kërkonte rreth 10 milionë euro për ta lënë të lirë gjatë verës, por situata aktuale mund të ndikojë në ndryshimin e pretendimeve financiare.
Vendimtare për një lëvizje të mundshme në janar do të jetë edhe dëshira e vetë Mehmetit, i cili kërkon të rikthehet në fushë dhe të ketë më shumë minuta aktivizimi.




