E mërkurë, 7 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Shtatë emigrantë shqiptarë kandidojnë në Greqi, garojnë me parti të ndryshme në zgjedhjet e 21 Majit

Në zgjedhjet e 21 majit në Greqi  partitë opozitare  kanë përfshirë në listat e kandidatëve edhe të huaj. Duke qenë se shqiptarët janë  komuniteti më i madh që ka marrë shtetësinë greke rrjedhimisht dhe të drejtën për të votuar ata përbëjnë dhe numrin më të madh të të huajve që kandidojnë. Janë shtatë kandidatë për partitë e majta greke. Dy emra kandidojnë për PASOK-un  Fatos Malaj në Athinë dhe Niko Bilika në Selanik.

 

Reklamë

Ndërsa tre të tjerë Adiljan Koxhaj, Makrina Koci dhe Angjelos Jahollari kandidojnë me Partinë “Siriza” në Selanik dhe Evia. Ndërkohë Sidorela Kalthi garon për Partinë Komuniste greke në Kretë dhe Paty Vardhami kandidon në Athinë me nismën “MERA 25”.

 

Reklamë

5 nga kandidatët e  komuniteti shqiptar  janë të rinj të talentuar nga brezi i dytë i emigrantëve, që janë arsimuar në Greqi apo dhe vende të tjera perëndimore  dhe janë përfshirë në jetën politike greke.

 

Në Greqi janë  rreth 116 mijë  shqiptarë, që kanë marrë shtetësinë greke dhe mbi 87 mijë persona  kanë të drejtën e votës. Emigrantët shqiptarë në Greqi përballen me sfida të shumta, që kanë të bëjnë edhe me statusin e tyre të qëndrimit.

Më shumë video

Reklamë