Kronikë
Shqiptarja humb jetën tragjikisht në një aksident në Itali

Një grua shqiptare ka humbur jetën në një aksident ditën e djeshme në Treviso të Italisë.
Reklamë
Edlira Aliçka, 55 vjeçe po udhëtonte me makinën e saj, kur në rrethana ende të paqarta u përplas me një tjetër mjet, Audi A6.
U desh ndërhyrja e zjarrfikëses për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës pas rreth 2 orësh.
Në zonën ku u shënua aksidenti u ndalua përkohësisht qarkullimi i mjeteve.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




