E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shqiptari vdes tragjikisht duke punuar në Itali ( EMRI)

Një shtetas shqiptar ka humbur jetën gjatë kohës që po punonte në La Loggia, në periferi të Torinos në Itali.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12:30 të kësaj të shtune, teksa viktima është identifikuar si Kastriot Ndou.

Emigrant shqiptar kishte 15 vite që punonte për llogari të një kompanie ndërtimi.

44 vjecari po punonte për hapjen e një grope të madhe për ndërtimin e një kapanoni por rreshkitja e madhe e dheut ka qënë më pasoja fatale për shtetasin shqiptar.

Ndonëse zjarrfikësit dhe policia arritën shpejt në vendngjarje, nuk mundën dot të nxjerrin të gjallë mes rrënojave, emigrantin shqiptar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë