Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 September 2026
Vizion fokus

Berisha me shqiptarët në SHBA: E konsideroj vizitën time...

Nga ceremonia te goli vendimtar, ditë speciale sot për...

“Lufta me Iranin mund të kthehet në një konflikt...

Juventus-Milan, sfida që premton spektakël! Ja çfarë thonë shifrat

Shpërthen vullkani në Indonezi, 6 aeroporte pezullojnë fluturimet

Messi shkruan historinë në MLS, një rekord që nuk...

Fier/ Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, era...

Gianni Infantino kërkon edhe 4 vite të tjera në...

Mrekulli në Nepal, 64-vjeçarja gjendet gjallë pas 11 ditësh...

Sulmohet spitali në Libanin jugor, Izraeli: Ishte kthyer në...

Shqiptari u ekzekutua një vit më parë, lirohet autori! Dëshmon vëllai i viktimës: Sikur e kanë vrarë për herë të dytë, ja çfarë iu thamë fëmijëve

20 Prill 11:44

Itali– Mbi një vit pas vrasjes së Bledar Dedjas, një 39-vjeçar shqiptar që u gjet i pajetë në një pyll në Paderno del Grappa më 21 janar 2024, familja e tij ka pwrjetuar dhimbjen edhe një herë.

Shkak është bërë lajmi për lirimin nga burgu të të riut 19-vjeçar që kishte pranuar autorësinë e krimit.

“Është sikur vëllain tim e kanë vrarë për herë të dytë. Kanë kaluar vetëm pak më shumë se 12 muaj dhe vrasësi është tashmë jashtë. Thonë se do të qëndrojë në një komunitet si pjesë e një prove. Kjo nuk është drejtësi”,  shprehet me zemërim dhe dëshpërim Antim Dedja, vëllai i madh i viktimës.

Trupi i Bledarit u gjet mëngjesin e së dielës, më 21 janar 2024, në zonën e pyllëzuar të Via Dei Carpini.

“Të gjithë ishim shumë të shqetësuar. Gruaja e tij na telefonoi dhe na tha që nuk ishte kthyer në shtëpi. Herën e fundit që e pashë ishte të shtunën pasdite. Më tha se do të shkonte në punë. Për ne, ai ishte një baba i përkushtuar, një punëtor i ndershëm që me djersën e ballit kishte blerë një shtëpi. Kohët e fundit kishte disa debate me bashkëshorten, e cila mendonte të kërkonte divorc, por ne nuk dinim çfarë po ndodhte saktësisht”, rrëfen Antimi.

 “Ne ndërpremë edhe abonimin në TV me pagesë të prindërve tanë në Shqipëri që të mos mësonin të vërtetën. Nëna jonë është e shkatërruar, merr ilaçe, nuk fle dhe qan çdo natë. Unë jam në Australi me të tani dhe nuk di më çfarë të bëj”, shtoi ai.

Adoleshenti që pranoi vrasjen u lirua nga burgu dhe është vendosur në një qendër rehabilitimi për shkak të problemeve të shëndetit mendor dhe historisë së dhunës në familje.

“Nëse kishte probleme, duhej të shkonte në polici. Edhe sikur vëllai im të kishte bërë gabime në jetën e tij private, nuk e meritonte të vritej. Dhe tani, vrasësi është i lirë, ndërsa Bledari nuk mund të flasë për veten. Nuk është e drejtë”, deklaroi vëllai i viktimës.

“Fëmijëve të Bledarit u thamë se babai i tyre kishte një aksident. Ata nuk dinë asgjë për atë që ndodhi me të vërtetë. Dhe unë shpresoj që kurrë të mos e mësojnë,” përfundon Antim.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota Kronike
Tagged:
17 vjec Itali Shqiptar vellai i viktimes Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Berisha me shqiptarët në SHBA: E konsideroj vizitën time tek ju, si një dhuratë të vyer

më shumë...

Nga ceremonia te goli vendimtar, ditë speciale sot për Kristian Shpendin

më shumë...

“Lufta me Iranin mund të kthehet në një konflikt pa fund”, ish-shefi i Pentagonit: Trump është futur në kurth!

më shumë...

Juventus-Milan, sfida që premton spektakël! Ja çfarë thonë shifrat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:13

Berisha me shqiptarët në SHBA: E konsideroj...

6:03

Nga ceremonia te goli vendimtar, ditë speciale...

5:40

“Lufta me Iranin mund të kthehet në...

5:30

Juventus-Milan, sfida që premton spektakël! Ja çfarë...

5:25

Shpërthen vullkani në Indonezi, 6 aeroporte pezullojnë...

5:04

Messi shkruan historinë në MLS, një rekord...

5:01

Fier/ Katër vatra zjarri në pyllin e...

4:46

Gianni Infantino kërkon edhe 4 vite të...

4:27

Mrekulli në Nepal, 64-vjeçarja gjendet gjallë pas...

4:05

Sulmohet spitali në Libanin jugor, Izraeli: Ishte...

3:37

Kakao në kafenë e mëngjesit? Ja si...

3:03

Shqiptarët shkojnë për të blerë naftë dhe...

2:27

PSG-ja “e blindon”! Luis Enrique deri në...

2:26

Piktorët mblidhen në Shkodër, edicioni i tretë...

2:22

Të varfrit kursejnë më shumë, qytetarët me...

2:14

Berisha takime me shqiptarët në SHBA: Emigrimi...

1:57

Prag-Milan, Spalletti jep lajmin e mirë për...

1:44

Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në...

1:31

Nga Lambo tek Range dhe Audi, policia...

1:12

Vihet nën kontroll zjarri në Himarë, normalizohet...

Më të klikuarat

  • Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët, 500 e...
  • “Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë m...
  • Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në 408 institucio...
  • Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë, e kishte fshehur në k...
  • Dashuria e madhe pas të 40-ave/ 3 shenjat e horoskopit që mu...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.