E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shqiptari që u gjet i vdekur në Greqi jetonte në një manastir

Mediat greke kanë zbardhur të tjera detaje nga ngjarja në Paros, ku u gjet i pajetë një shqiptar. Raportohet se viktima është një 28-vjeçar i cili që nga vera ka jetuar në një manastir në Paros.

 

Kurse ditët e fundit ai ishte larguar nga manastiri, duke humbur kështu edhe gjurmët. Nga hetimet paraprake, autoritetet thonë se plaga që ka në kokë nuk i është shkaktuar nga një plumb apo për shkak të një veprimtarie kriminale.

 

Reklamë

Megjithatë, pritet rezultatet e kontrollit mjeko-ligjor, që do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes së shqiptarit. Trupi i tij u gjet nga një kalimtar i rastit në një shkallë të lartë dekompozimi.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë