Zgjedhjet e së dielës e shndërruan Dritan Abazin në njeriun kryesor politik në Malin e Zi. Drejtuesi i lëvizjes URA dhe i koalicionit E Zeza në të Bardhë, fitoi katër mandate: Ai u rendit me forcat opozitare, duke qenë përcaktues për rrëzimin e Milo Gjukanoviçit pas 30 vitesh në pushtet.

 

Por në një intervistë për “Vizion Plus”, Dritan Abazi siguron se koalicioni i ri qeverisës nuk do ta ndryshojë kursin europian të Malit të Zi.

 

DRITAN ABAZI

DREJTUES I LEVIZJES “URA” 

“Absolutisht nuk ka për të pasur asnjë lloj ndryshimi sa i përket kursit të politikës së jashtme. Ne kemi qënë të përkushtuar të përfundojmë sa më shpejtë agjendën europiane dhe luftën kundër korrupsionit dhe të afrojmë Malin e Zi drejt Bashkimit Europian”

 

Por qeverisja me aleatë proserbë e prorusë duket se nuk do të jetë e lehtë. Abazi thotë se kanë qëndrime të ndryshme ideologjike ndërsa paralajmëron daljen nga qeveria nëse ato cënojnë marrëveshjen.

 

DRITAN ABAZI

DREJTUES I LEVIZJES “URA” 

“Ata i janë afruar axhendës tonë. Ne kemi thënë qeveri eksperte, ata kanë thënë OK. Ne kemi thënë që nuk ka ndryshim kursitë politikës së jashtme, ata kanë thënë Ok. Ne kemi thënë nuk ka dalje nga NATO, ata kanë thënë OK; nuk ka tërheqje nga njohja e Kosovës, kanë thënë OK. Drejt Bashkimit Europian kanë thënë OK. Un ënuk mund të them tani janë pro-sërb. Nëse nuk do të qëndrojnë besnik, ne mund të tërhiqemi  nga qeveria dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, ose të formojmë një qeveri të re.            

 

Lideri i lëvizjes URA mendon se Milo Gjukanoviç nuk i mbrojti siç duhet interesat e shqiptarëve. Më mirë se gjithçka këtë e tregon ekonomia.

 

DRITAN ABAZI

DREJTUES I LEVIZJES “URA” 

Ulqini është e vetmja komunë e varfër në bregdet. E vetmja komunë e varfër në bregdetin e Malit të Zi është Ulqini. Edhe tani neve duhet të themi që Gjukanoviç ka punuar mirë, dhe partitë që e kanë përkrahur të themi që kanë punuar në rregull.”

 

Tashmë në pushtet, Dritan Abazi pritet të ketë më shumë bashkëpunim me faktorët politikë në Tiranë e jo vetëm. Ai thotë se nuk ka patur kontakte me liderët, ndërsa vë në dukje mbështetjen që Rama i bëri Milo Gjukanoviçit para votimeve.

 

DRITAN ABAZI

DREJTUES I LEVIZJES “URA” 

 “Raportet i kemi shumë të mira. Me disa prej tyre jam në komunikim shoqëror.  Presidenti, përmes ambasadorit ishin të interesuar. Kam pas kontakte me të kur ka qenë në vizitën e parlamentit në Malin e Zi. Besoj se i kemi lënë njeri tjetrit përshtypje shumë të mira. Me kryeministrin nuk kam pas kontakt. Kryeminsti, me respektin më të madh, por kryeminsitri ka dal publikisht në përkrahje të Gjukanovic. Dmth, ai nuk i ka përkrahur as partitë shqiptare, por ka përkrahur Gjukanovicin. E kuptoj nuk ka problem, është legjitime, gjithkush ka drejtimet e veta dhe marrëdhëniet e veta.

 

Akuzat për qëndrimin e tij ndaj Figurës së Skënderbeut dhe aludimet për origjinën serbe,Abazi i quan pjesë të betejës politike, pasi sqaron se deklarata e tij në media ishte keqkuptuar.

 

DRITAN ABAZI

DREJTUES I LEVIZJES “URA” 

“Të prezantohet Dritan Abazi si dikush që është kundër kombit, kjo është vetëm një propagandë që bëhet vetëm vetëm që të ruhet regjimi në Mal të Zi”

 

Lideri i lëvizjes Ura thotë se duhet pritur ende për qeveriën e re, ndërsa këmbëngul për dominimin e ministrave teknikë. Por vetë, është i gatshëm të angazhohet nëse ja kërkojnë:

 

DRITAN ABAZI

DREJTUES I LEVIZJES “URA” 

 “Nëse dikush mendon se unë mund të jap kontribut në ndonjë post, unë jam i gatshëm të marr përgjegjësitë, njësoj sic i kam marr për çdo gjë deri më sot. Nëse jo, atëherë edhe persona të tjerë të cilët mund t’i kryejnë ato punë, unë do të jem aty për t’i përkrahur në Parlamentin e Malit të Zi.”

 

Pas suksesit politik, shumë njerëz jashtë kufijve të Malit të Zi ngritën pikëpyetje mbi emrin e kreut të lëvizjes Ura dhe mbiemrit zyrtar Abazoviç:

 

DRITAN ABAZI

DREJTUES I LEVIZJES “URA” 

“Nuk është faji im shtesa. Shtesa është ngjarje që ka ndodhur me komunizmin në Malin e Zi. Nëse i shikoni të gjithë mbiemrat në Ulqin, shumica janë me “Viç” në fund. Unë e kam emrin Z. Dritan. Dritan – është emër 100% shqiptar. Nuk ka asnjë komb tjetër emër “Dritan”.

 

Qytetarët e Malit të Zi thotë Abazi – votuan për ndryshimin dhe rezultati sipas tij tregoi se nuk mund të ketë kthim pas.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *