E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Shqiptari në Greqi tenton të abuzojë seksualisht me 25-vjeçaren me aftësi ndryshe, nëna e vajzës e ndjek me thikë, por arratiset

Një shtetas shqiptar është shpallur në kërkim nga autoritetet greke pasi akuzohet se ka tentuar të abuzojë seksualisht me një 25-vjeçare me aftësi ndryshe.

Sipas informacioneve paraprake, rasti u zbulua nga nëna e vajzës, e cila konstatoi ngjarjen përmes kamerave të sigurisë të vendosura brenda banesës.

Reklamë

Ajo pa të bijën duke qarë dhe u kthye menjëherë në shtëpi, ku, sipas raportimeve, ka ndjekur autorin e dyshuar me thikë. Megjithatë, ai ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes.

Sipas mediave greke, shqiptari ndihmonte nënën me pazaret dhe banonte në të njëjtën zonë. Sipas të njëjtave burime, 25-vjeçarja ka edhe një motër binjake, gjithashtu me aftësi të kufizuara. Dyshohet se njëra prej tyre ka rënë pre e abuzimit seksual.

Reklamë

Të dyja vajzat janë transportuar në spital për ekzaminime mjekësore, ndërsa nëna ndodhet në Komisariatin e Policisë duke dhënë dëshminë e saj. Forcat e rendit kanë nisur kërkimet për kapjen e personit të dyshuar.

Hetimet janë në vijim, ndërsa pritet zbardhja e plotë e rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë që ka tronditur opinionin publik.

Vazhdo të lexosh

Reklamë