Në prangat e policisë italiane përfundoi një 32-vjeçar shqiptar.

 

Ai tërhoqi vëmendjen e efektivëve për shkak të nervozizmit që shfaqi teksa drejtonte mjetin.

 

Për këtë arsye, policia vendosi të kryente një kontroll të detajuar në makinë dhe iu gjet 6 kg kokainë.

 

Shqiptari, me vendbanim në Torino, u prangos, ndërsa lënda narkotike e ndarë në qese u sekyestrua.

 

Vlera e kokainës shkonte deri në 500 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *