Dritan Abazoviç, udhëheqësi i koalicionit opozitar “E Zeza në të Bardhë” me katër mandatet e balancës së pushtetit në Malin e Zi, ka deklaruar se rajoni nuk kërcënohet nga ndryshime të politikës së jashtme.

 

Abazovic shprehet se Lukashenko i Ballkanit tashmë është rrëzuar dhe se qeveria e re nuk do të jetë pro serbe.

 

DRITAN ABAZOVIC

KOALICIONI “E ZEZA NE TE BARDHE”

 

“Nuk duhet të ketë politikanë në qeverinë e ekspertëve. Dhe nuk do të ketë politikanë. Pra, nuk ka asnjë ndryshim në politikën e jashtme të Malit të Zi ose në angazhimet ndërkombëtare. Së bashku do të punojmë për të promovuar axhendën europiane dhe parimet që u premtuam qytetarëve në aktivitetet parazgjedhore.”

 

Ndërkohë, presidenti, Milo Gjukanovic akuzon Beogradin për agresion të fortë mediatik dhe politik.

 

MILLO DJUKANOVIC

 

PRESIDENT I MALIT TE ZI

 

 “Presidenti Vuçic dhe politika aktuale e Serbisë treguan synime për të ndërhyrë politikën e brendshme të vendit tonë, duke u përpjekur të ringjallin politikën nacionaliste të Serbisë së Madhe në rajon. Të dyja janë jashtëzakonisht të gabuara dhe shumë të rrezikshme ”.

 

Duke folur për qeverinë e re, Gjukanovic  theksoi se programet e partive të koalicionit opozitar ndryshojnë thelbësisht dhe të përbashkët kanë vetëm qëllimin për të na rrëzuar.

 

Nga dita e dielë në Malin e Zi janë shënuar një sërë incidentesh mes mbështetësve të opozitës dhe atyre të mazhorancës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *