Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një qytetari në “Facebook”, i cili shkruan se ata që protestojnë kundër rritjes së çmimeve nuk janë të organizuar nga partitë politike, siç pretendon kreu i qeverisë, por kanë dalë me vullnetin e tyre.

 

Qytetari shkruan se “shqiptarëve iu ka shkuar thika në palcë” dhe se protestat e zhvilluara janë popullore.

 

Komentuesi: Zoti Rama, perse shpreheni se ne keto demonstrime te popullit ka gisht Berisha ,kur ai nuk arrin te mbledh dot kaq shume persona as ne nje meting te tijin,popullit kur i vete thika ne palce di te vetorganizohet dhe ngrihet instiktivisht per te drejten e tij.Mos e fyeni kurre popullin por mbani krahun e tij !! Ju thoni shumica me votuan dhe nuk jane ata qe ngrihen ,por jane femijet apo niperit e atyre qe te votuan dhe ata ,jane pjese e popullit e rinise shqiptare kushdo qe proteston me te drejt.

 

Rama: Popullin e fyejne ata qe dalin ne keto protesta te turpshme, per pasojat e luftes ne cmime, nderkohe qe as jeleket e verdhe qe dogjen Parisin per shume me pak, nuk kane dale ne proteste, sepse popujt dhe vendet sot protestojne kunder luftes ne Ukraine, nuk dalin qe javen e pare te luftes te ulerasin, sic kane 8 vjet e kusur qe ulerijne keta te ketyre protestave! Se kush i mbledh keta kjo dihet, sic dihet edhe se kush mendon realisht per popullin e per Shqiperine, keshtu qe nuk eshte populli qe del ne proteste kur mblidhen dymije apo qofte edhe dyzete mije vete, po eshte nje pjese njerezish, te cilet ne kete rast jane ata qe jane! Populli eshte ai qe flet me vote, pavaresisht per ke voton dhe per ate popull, pa dallime majtas djathtas, punoj une dhe qeveria ime, jo per sharlatanet e delirantet marrin mikrofonat per te share sot kur tere bota i merr mikrofonat per t’i dale ne krah Ukraines, jo per Ukrainen po per vetveten!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *