E premte, 6 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Shqiptarët “pasurojnë” Greqinë

Turistët shqiptarë që kanë vizituar Greqinë gjate vitit 2016 kanë qenë ndër kontribuesit kryesorë për vendin me shpenzimet e tyre. Në raportin e turizmit për vitin e shkuar bie në sy se të ardhurat nga pushuesit nga Shqipëria kanë qenë plot 170 milionë euro, ose ndryshe 23 milionë euro më shumë të shpenzuara krahasuar me vitin 2015. Rritja përllogaritet në 16 përqind.

 

Afërsia gjeografike, çmimet e favorshme dhe infrastruktura mesa duket ka ndikuar tek turistët shqiptarë për ta kthyer Greqinë në një destinacion kryesor turistik. Përsa i përket shpenzimeve ditore raporti thekson se një turist i huaj i cili kalon pushimet në Greqi shpenzon mesatarisht 67 euro në ditë. Kjo është një shifër më e ulët, pasi mesatarja më parë ka qenë në 70-75 euro në ditë.

 

Reklamë

Ky fakt, i kombinuar me rënien e vazhdueshme të mesatares së ditëve të qëndrimit, ka ndikuar dhe në uljen e shpenzimeve mesatare, e cila paraqet tendencë uljeje. Në këto shifra rol kryesor ka luajtur edhe fakti se pushuesit që vinin nga vende të zhvilluara janë zëvendësuar me ata nga shtete si Rumania, Shqipëria, apo Spanja, numri i të cilëve është rritur. Tek francezët kane ndikuar sulmet terroriste dhe tek amerikanët kufizimi i lëvizjeve drejt Europës, për shkak të frikës nga këto sulme.

 

 

Më shumë video

Reklamë