E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut të përçare dhe ende pa koalicion

Edhe pse ishte paralajmëruar në javët e para të janarit, një koalicion mes shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut duket gjithnjë e më i largët.

Bashkimi Demokratik për Integrim nuk e pranon akuzën se i ka përcarë këto subjekte politike.

Aleanca për shqiptarët gjithsesi mbetet optimiste për një bashkëpunim trepalësh që ka gjasa të finalizohet në fund të muajit janar.

 

Reklamë

Ndërsa Lëvizja BESA këmbëngul në kërkesën për një koalicion me alternativën. Por kjo e fundit vijon ta kundërshtojë me argumentin se kërkon një formulë më të qartë për të cuar BDI-në në opozitë.

Zërat se Tirana dhe Prishtina po ndikojnë për bashkimin e tre partive, janë shtuar. Këto subjekte nuk kanë pranuar se bëhet fjalë për përfshirje direkte të autoriteteve të Shqipërisë dhe Kosovës megjithatë e kanë pranuar mbështetjen e kësaj ideje nga politikanë dhe intelektualë të caktuar ne këto dy vende.

Vazhdo të lexosh

Reklamë