Subscribe

Te mërkurën ne darke pritet te votohet qeveria e re e Zoran Zaev ne Kuvendin e Maqedonisë. Kryeparlamentari Talat Xhaferi, pasi është informuar per përbërjen e ekzekutivit dhe programin qeveritar ka caktuar per te martën ne orën 11:00 seancën e diskutimit ne Kuvend, qe do te përmbyllet me votimin e qeverise.

 

BDI-ja  përfaqësohet me gjashte emra ne qeverinë e re, nga te cilet dy jane zv/kryeministra dhe nje ministër pa portofol, ndërsa Aleanca per Shqiptaret nga dy emra. Pjesa tjeter e qeverise i takon LSDM-se, emrat e se ciles nuk kane shume surpriza, ndërsa Lëvizja Besa do te qëndrojë ne opozite, pasi nuk arriti marrëveshje per bashkëqeverisje.

 

Kreu i LSDM-se është shprehur se vendi meriton te kete sa me shpejt qeverinë e tij, e cila do te nise pune menjëherë, pas shume muaj jane humbur dhe procesi i reformave ka ngecur. Sa i perket programit, Zaev theksoi se qeveria e tij do te punoje per shanse te barabarta per te gjithe qytetaret e Maqedonisë dhe per sa me shume zhvillim e prosperitet per familjet e tyre. Ndërkohë, Zaev i ka dërguar Prokurorisë Speciale dosjen e plotë me emrat e gjithë kabinetit për të bërë verifikimin e pastërtisë së figurës së tyre.

 

 

Qeveria e re e Maqedonisë

 

Kryeministër: Zoran Zaev (LSDM)

Zv/kryeministër për marrëdhënie ndëretnike: Hazbi Lika (BDI)

Zv/kryeministër për euro-integrime: Bujar Osmani (BDI)

Ministër i Mbrojtjes: Radmila Sheqerinska (LSDM)

Ministër i Punëve të Jashtme: Nikolla Dimitrov (LSDM)

Ministër i Punëve të Brendshme: Oliver Spasovski (LSDM)

Ministër i Shëndetësisë: Arben Taravari (Alenca për Shqiptarët)

Ministër i Financave: Dragan Tevdovski (LSDM)

Ministër i Ekonomisë: Kreshnik Bekteshi (BDI)

Ministër i Drejtësisë: Bylen Saliu (BDI)

Ministër i Arsimit: Renata Deskoska (LSDM)

Ministër i Punës: Mila Carovska (LSDM)

Ministër i Transportit: Goran Sugarevski (LSDM)

Ministër i Ambientit: Sadulla Duraku (BDI)

Ministër i Pushtetit Lokal: Suhejl Fazliu (Alenca për Shqiptarët)

Ministër i Kulturës: Robert Alagjozovski (LSDM)

Ministër i Bujqësisë: Lupço Nikolovski (LSDM)

Ministër i Informacionit: Damjan Mançevski (LSDM)

Ministër pa portofol: Ramiz Merko (BDI)

Ministër pa portofol: Edmond Ademi (BDI)

Ministër pa portofol: Koço Angjushev (LSDM)

Ministër pa portofol: Robert Popovski (LSDM)

Ministër pa portofol: Adnan Qahil (Lëvizja e Turqve)

Ministër pa portofol: Samka Ibrahimovski (LSDM)

Ministër pa portofol: Zoran Shapuriq (PLD)

Ministër pa portofol: Zorica Apostolovska (LSDM)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *