Subscribe

Mediet britanike shpesh i kushtojnë artikuj shqiptarëve që jetojnë në Britani dhe aktivitetit të tyre të paligjshëm. Mediet britanike shkruajnë se shqiptarët tre ditë pasi futen në tokën angleze, fillojnë punojnë në femrat e kanabist. Shumica e tyre, pas arrestimit, pretendojnë se janë të detyruar ta bëjnë këtë punë për të shlyer borxhin që i detyrohen kontrabandistëve.

Por gazetari Sokol Bregu, i ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, të moderuar nga Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova ka deklaruar se ekziston një motiv tjetër që shqiptarët i bashkohen shtëpive të barit. Sipas tij, personat që i ngrenë këto ferma punësojnë shqiptarët për shkak të rrezikut që i kanoset këtyre shtëpive, të cilat shpesh sulmohen dhe plaçkiten nga bandat rivale.

Bregu: Shtëpitë e barit janë të ndërthurura mes grupeve kriminale shqiptare dhe atyre angleze. Birmingham është një qytet pothuajse i lënë nga Britania e Madhe ku gëlon krimi, ata që kanë fituar disa para nuk rrezikojnë më me shtëpitë e barit. Eksizton rreziku që këto shtëpi grabiten. Kështu që ata marrin të rinj nga Shqipëria pë tu kujdesur. Prej sulmeve që bëhen në këto shtëpi…se duket si një jetë e ëmbël, por është një rrezik i madh midis përplasjve. Përplasjet dhe vjedhjet nuk ndodhin gjihmonë shqiptarë me shqiptarë, se janë grupet rivale. Në një logjikë jepet sikur shqiptarët mbizotërojnë tregun, por vetëm një % të vogël të tregut kanë. Përpara se shqiptarët të kthehshin në steriotip kishin armenët..kombësi të tjera. Shumë shpet do heqin dorë edhe nga shqiptarët sepse nuk do t’i duket “funny”.  Disa prej ngjarjeve që kryejnë shqiptarët bien në vëmendjen e madhe, për shkak të dhunës që ushtrojnë.  

Shqiptarët nuk duan vetëm të vjedhin një vilë luksoze, duan të lënë një shenjë. Janë shumë të dhunshëm. Dhuna në krim është një problem prandaj i sulmojnë. Ne nuk mund të kontrollojmë…të kontrollosh Britaninë e Madhe ti do të ishte lordi britanik. Problemi është dhuna dhe mënyra e dhunshme, sepse sot në gjithë botën moderne dhuna është një problematikë që shqetëson shoqëritë. Shqiptarët arrestohen kur kryejnë një aktivitet të dhunshëm, kur ushtrojnë dhunë ndaj dikujt që nuk i jep paratë e drogës. Atje arrestohesh brenda ditës. Çdo centimetër i Londrës është nën vëzhgimin e kamerave inteligjente. Ajo e shikon që ti e kryen këtë aktivitet. Ditën që ti kryen një akt të dhunshëm, je në prangat e policisë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *