Subscribe

Trafikantet shqiptare arrijnë te kalojnë drejt vendeve europiane arme, qe përfundojnë ne duart e militanteve te Shtetit Islamik. Një pjese e tyre mund te jene përdorur edhe ne sulmet terroriste te 13 nëntorit ne Paris. Nje reportazh i transmetuar ne televizorin shtetëror italian RAI, flet per mënyrën sesi dy trafikante transportonin kallashnikov dhe pistoleta me barke përmes Liqenit te Shkodrës drejt Malit te Zi.
Me tej siç raporton gazetari italian, ato u shiteshin terroristeve ose binin ne duart e mafias. Udhëtimi kryhej gjate orëve te natës, ndërsa gjate mëngjesit trafikantet ktheheshin ne vendin ku i fshihnin per t’i marre dhe për te nisur tregtinë. Njeri prej tyre tregon se cilat janë armët me te kërkuara ne treg. Janë AK 47, pistoletat e vjetra sovjetike, si dhe armët e ish-Jugosllavisë. Çmimet vardojnë nga 400-450 euro per kallashnikovët, ne 50-60 euro per granatat. Ne reportazhin “Shqipëria porta e Xhuihadit”, Ballkani përshkruhet si pika kryesore e rekrutimit te luftëtareve te shtetit Islamik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *