E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 sekondë më parë
Sport

Shqiptarët e Zvicrës në festë, tani duan kokën e Suedisë

Zvicra arriti një rezultat të madh në këtë kupë botë duke kaluar fazën e grupeve dhe për më teper ndaj rivaleve të vështirë si Brazili, Serbia dhe Kosta Rika.

 

Helvetetet e mbyllen grupin në kuptën e 5 pikëve, me dy barazime ndaj Selecaos dhe Kosta Rikës dhe një fitore ndaj Serbisë e cila rezultoi edhe vendimtare në duelin direkt ndaj ballkanasve për të kalkuar në 1/8.

Në ndeshjen e fundit kundër Kosta Rikës, Zvicra kishte avantazhin që luante ndaj një kundërshtari që ishte eleminuar para kohe ndërkohe që do të përfitonte edhe nga dueli direkt mes Brazilit dhe Serbisë. Dhe pak a shumë pritshmerite dolen. Zviceranet barazuan 2 me 2 dhe siguruan vendin e dyte që tani I vë përballe Suedisë, skuadrës së rënditur e para në grupin F.

Reklamë

Shqiptarët edhe një herë kanë qënë protgagonist në këtë duel. Xhemaili në minutën e  31 shënoi golin e avantazhit me një të djathtë potente në zonën e Kosta Rikës.

Megjithatë në minutën e 56 Kosta Rika shënoi golin e parë në këtë turne me anë të Watson..

Në fund në minutën e  88 ishte Drmic që I riktheu edhe një herë avantazhin skuadrës së Petkovic, por ndërsa ndeshja po shkonte me këtë rezultat, ishte një autogol I portierit Somer në minutëne  93 që mbyll përballjen në barazim por pa rrezikuar kualifikimin e Xhakës, Shaqirit, Xhemailit dhe Behramit me shokë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë