E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Shqiptarët e Luginës kërkojnë 3 deputetë/ Në Kosovë, serbët thonë se pjesëmarrja është masive

Në tre komunat jugore të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, për herë të parë, partitë shqiptare garojnë në një listë të përbashkët. Liderët e listës së bashkuar kanë deklaruar se synojnë të fitojnë tre vende në Parlamentin serb.

Për zgjedhjet parlamentare serbe votohet edhe në Kosovë, në 90 qendra votimi.

Reklamë


Këtë proces po e zbaton misioni i OSBE-së me lejen e autoriteteve kosovare. Votat do të transportohen dhe numërohen në Vranjë e Rashkë – praktikë të cilën Gjykata Kushtetuese e Serbisë e ka vlerësuar jokushtetuese.

Goran Rakiq, kryetari Listës Serbe dhe zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, pas votimit bëri thirrje për pjesmarrje masive.

“Kjo dalje masive që nga mëngjesi i hershëm, është tregues se dita e sotme, është ditë e demokracisë, dhe bëj thirrje që të gjithë njerëzit, të gjithë qytetarët, që të dalin në zgjedhje në mënyrë masive dhe të votojnë për kandidatët e tyre sepse kjo është mënyra që të ruhemi dhe të mbijetojmë në këto hapësira.”

Ndërsa nënkryetari i komunës së Mitrovicës së veriut, Aleksandar Spiriq tha se dita e sotme është vendimtare për mbijetesën dhe identitetin e qytetarëve serbë që jetojnë në luginë.

Më shumë video

Reklamë