Subscribe

Shqiptarët janë të prirur drejt luksit kur bëhet fjalë për të blerë makinë. Të dhënat tregojnë se vitet e fundit janë reduktuar djeshëm shitjet automjeteve të reja që kanë një çmim prej 10 apo 15 mijë euro. Fakt ky i cili tregon se shtresa e mesme nuk po ble më makina të tilla.

 

Distributorët e këtij tregu thonë se makinat që dominojnë në shitje janë ato mbi 20 mijë euro që blihen nga shtresa e lartë ose kompanitë.

 

Tregu i makinave të reja është thuajse në stanjacion, me një rrije të pandjeshme nga viti në vit. Edhe pse s’ka një shifër zyrtare të certifikuar mendohet se 2017 është mbyllur me një numër mbi 3 mijë makina.

 

Shkak për këtë nivel të ulët të shitjeve është edhe mungesa e një tregu të rregulluar, ku në vendin tonë importohen makina që nuk plotësojnë parametrat e nevojshëm.

 

Distributorët thonë se kanë ulur marxhet e fitimit me qëllimi stimulimin e shitjeve, por duket se tregu nuk ka reflektuar këtë tendencë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *