E enjte, 8 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Shqiptarët do drejtojnë 7 ministri/ Grubi: Kryeministri nga BDI jo vetëm për 100 ditë

Maqedonia e Veriut është në rrugë të mbarë drejt krijimit të qeverisë së re pas arritjes së një marrëveshje koalicioni mes Lidhjes Social Demokrate dhe Bashkimit Demokratik për Integrim.

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Artan Grubi bën të ditur për Vizion Plus se shqiptarët do të kryesojnë shtatë ministri.

Reklamë

Grubi nënvizon se cështja e kryeministrit shqiptar ka qënë pika më e fortë e ngërcit në bisedime por sipas tij rezultati është më i madhi i arritur ndonjëherë ën vendin fqinj.

Bashkimi Demokratik për Integrim bën të qartë se sipas marrëveshjes, kryeministri shqiptar nuk do të jetë teknik por me të drejta të plota politike që mund të zgjasin jo vetëm për 100 ditë por ndoshta edhe disa muaj.

Reklamë

Ndërsa për opozitën shqiptare e cila do të përfqaësohet me 12 deputetë në kuvendin e Maqedonisë së Veriut, sekretari i përgjithshëm i BDI shprehet se nuk ka treguar as vullnetin minimal për bashkëpunim.

Këtë të enjte, Talat Xhaferri pritet të konfirmohet sërish në krye të parlamentit.

Më shumë video

Reklamë