E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:20 Në vijim ora 05:20: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shqiptar dhe grek bashkë për trafikun e kanabisit, kapen në Kapshticë

 

Policia Kufitare në Kapshticë gjate kontrolleve fizike ne vijen e dyte te kufirit ka sekuestruar një sasi lënde te dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

 

Shtetasit Stylianos Chiropoulos, 26 vjeç, banues në Katerinë-Greqi dhe Astrit Elezi, 27 vjeç, banues në Bulqizë, (rezident në Katerinë-Greqi), udhëtonin me mjetin tip “Volksëagen” me targë AA208UF.

Reklamë

 

Gjatë kontrollit trupor të ushtruar shtetasit grek, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pako me peshë 1 Kg e 100 gr me bimë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Të dy shtetasit Stylianos Chiropoulos dhe Astrit Elezi u arrestuan ne flagrance.

Vazhdo të lexosh

Reklamë