Politikë
“Shqipërinë e kam dashur dhe e dua pa rezervë”, Rama reagon sërish për protestat

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim në lidhje me protestat që po zhvullohen në Tiranë dhe disa qytete të vendit, në ditën e tyre të katërt.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama ka shpërndarë një foto të një tabele të hedhur në tokë, në të cilën shkruhet: “Kurrë nuk do ndaloj së dashuri Shqipërisë”.
Në fjalën e tij, kryeministri shkruan: “Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë kur e kishin përplasur përtokë dhe pa rezervë e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë”.

Vazhdo të lexosh
Reklamë




