Pas Shqipërisë, një tjetër vend i Ballkanit Perëndimor pritet të marr drejtimin e OSBE në vitin 2023. Maqedonia e Veriut. Ishte përfaqësuesi i BE Borrell, i cili gjatë fjalës së tij në Ministerial përshëndetin Shkupin për këtë vendim.

 

Të gjithë ministrat e vunë theksin tek sfidat, me të cilat përballet sot kjo organizate, çështjet e sigurisë ne Ukraine, Nargorno Karabak por edhe situatën në Bjellorusi. Por shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov, shkoi dhe me tej kur kërkoi riformatim të OSBE.

 

“SERGEI LAVROV

MINISTER I JASHTEM I RUSISE

Është e qartë se OSBE-ja ka nevojë të madhe për reformë. Reforma duhet të përqendrohet në rritjen e transparencës dhe efikasitetit në Sekretariat, institucione dhe prani në terren, përmirësimin e metodologjisë së vëzhgimit të zgjedhjeve. Ne sugjerojmë që Kryesia e ardhshme Suedeze të krijojë një grup pune jozyrtar për të përmirësuar efektivitetin e OSBE-së.”

 

Por në distancë Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit Stephen Biegun bëri përgjegjëse Moskën për pjesën më të madhe të tensioneve në hapësirën e organizatës

 

“Stephen E. Biegun  – ZV. NDIHMËS SEKRETAR I SHTETIT

Aksionet e Rusisë në Ukrainë e kudo janë në kundërshti të plotë të ligjeve ndërkombëtare dhe parimet themeltare të OSBE. ShBA i bën thirrje Rusisë që të zbatojë angazhimet e marra sipas marrëveshjes se Minskut. Ne asnjëherë nuk do ta njohim aneksimin e Krimesë nga Rusia.”

 

Serbia e përdori minutazhin e saj për të akuzuar Kosovën për moszbatim të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, duke apeluar ndërhyrjen e ndërkombëtarëve në këtë çështje. Ministeriali i OSBE do t’i vijojë punimet edhe gjatë së premtes ku pritet të përmbyllet me një konferencë për shtyp ku do të zyrtarizohen dhe të gjithë vendimet e marra gjatë këtij takimi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *