Subscribe

Kosova ka mbërritur ne Shkodër ne prag te sfidës kundër Kroacisë, përballje e vlefshme për Grupin I eliminator. Duket si nje Shqipëri, por me ngjyra te tjera. Përshtypja krijohet kur shikon ish-kuqezinjtë Milot Rashica, Alban Meha, Herolind Shala apo Amir Rahmani. Mungesa e fundit pas Modriç, Rakitiç e Lovren per Kroacinë tashme është ylli i Juventusit Pjaca, gjithsesi kjo skuadër ka shume kualitete dhe mund ta gjeje zgjidhjen. Tashme Kosova është kompletuar akoma me shume me afrimin e disa lojtareve. I fundit është sulmuesi i Herenven, Arber Zeneli, qe ka mare përgjigje pozitive nga FIFA, ndërkohe qe ne kete sfide mund te ndihmoje me ne fund edhe shtatlarti Vedat Muriqi. Takimi mes Kosovës dhe Kroacisë qe do te luhet te enjte ne orën 20:45, do te drejtohet nga nje treshe gjyqtaresh spanjolle me kryesor David Fernandez Borbalan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *