E hënë, 5 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shqipëria, strehë për afganët/ Rama: Kemi një traditë për të nderuar, jemi mikpritës

Edhe një herë tjetër, kryeministri Edi Rama deklaroi se për Shqipërinë është traditë të hapë dyert për të huajt në nevojë, për shkak të historisë së saj.

 

Reklamë

Në një intervistë për median italiane “SprayNews”, shefi i qeverisë kujtoi se edhe shqiptarët kanë qenë në të njëjtat pozita si afganët para 30 vitesh.

 

“Për ne, mirëpritja e refugjatëve afganë është një gjë shumë e rëndësishme, e natyrshme dhe morale. Tridhjetë vjet më parë ne ishim afganët që kërkuam mikpritje nga ana tjetër e detit. Ne, që në atë kohë dukej se ishim të huaj për popullin italian dhe opinionin publik evropian, siç duken sot afganët. Nga ana tjetër, ne kemi një traditë për të nderuar. Shqipëria është i vetmi vend evropian që priti hebrenjtë para dhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Është një kod nderi që na obligon të jemi mikpritës. Një kod, sipas të cilit shtëpia e secilit shqiptar i përket Zotit dhe mysafirit. Unë besoj se ne duhet të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe për fëmijët tanë. Ata gjithashtu duhet të kultivojnë, si një pasuri të çmuar, këtë ndjenjë përgjegjësie ndaj të tjerëve në vështirësi, duke qenë fëmijë të një populli, i cili, në momente të ndryshme të historisë së tij, është mbështetur në mikpritjen e të tjerëve.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë