Shqipëria sot përballë Izraelit

Shqipëria përballet sot ne orën 20-45 ne Haifa me Izraelin ne sfidën e vlefshme per eliminatoret e botërorit ne grupin G. Nje ndeshje qe gjate gjithë këtyre ditëve është folur per nje hakmarrje kundër ketij kundërshtari, por pse jo edhe me objektivin për te arritur vendin e trete. Gjithsesi atmosfera ne skuadër duket jo shume optimiste, duke pare edhe konferencën e fundit per shtyp te teknikut De Biasi gjithmonë edhe me larg ngjyrave kuqezi. Italiani është shfaqur i mërzita dhe i nervozuar ne konferencën per shtyp, duke ironizuar jo pak me përgjigjet e tij.
“Nuk kam thëne qe do te fitojmë kete ndeshje, thashë qe do te luajmë per ta fituar ndaj Luksemburgut. Por meqenëse nuk fituam ndaj Luksemburgut, atëherë me siguri do te humbasim edhe ne sfidën ndaj Izraelit.”
Shqipëria vjen ne ketë përballje pas 5 humbjeve radhazi përfshirë edhe miqësoret e ndërkohe numri nje i pankines kuqezi kërkon sot nje përgjigje nga skuadra De Biasi.
“Nje ndeshje varet nga dëshira, kujdesi, shfrytëzimi i rasteve, mundësitë, mentaliteti dhe interpretimi i lojës. Gjithsesi konkluzionet jepen ne fund te betejës dhe jo gjate saj.”
Shqipëria per kete sfide i është kthyer skemes fituese qe i çoi ne europian me Strakoshen ne porte, ne prapavije Hysaj, Gjimshiti, Mavraj dhe Aliji dhe përpara tyre do te jete Kukeli. Katërshja tjetër e mesfushës përbehet nga Roshi, Memushaj, Abrashi dhe Hyka, ndërsa ne sulm Armando Sadiku.




