Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 September 2026
Vizion fokus

20 vite diferencë në moshë, 22-vjeçari në lidhje me...

Situata e zjarreve në vend, Rama zbret në terren:...

Putin pret në Kremlin të dërguarit e Trumpit, nisin...

5 gola dhe luftë deri në fund, Partizani triumfon...

Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët,...

Çfarë ndeshjeje! 5 gola dhe spektakël në Milano, Interi...

Begaj nga Frashëri: Dita e besimit dhe kujtesa e...

Spalletti zbulon planin për Woltemade para sfidës me Milanin

SHBA hakmerret ndaj sulmeve të Teheranit, godet tre cisterna...

Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë, e kishte...

Shqipëria shpalli Iranin shtet financues të terrorizmit, Izraeli: Përgëzoj kryeministrin Rama, rezolutë historike

17 Mars 14:56

Ministri i Jashtëm i Izraelit ka reaguar pas vendimit të Parlamentit të Shqipërisë për të shpallur Iranin shtet që sponsorizon terrorizmin, duke e cilësuar këtë hap si historik.

Në një reagim publik, ministri Gideon Sa’ar përgëzoi kryeministrin shqiptar, Edi Rama, si dhe Kuvendin e Shqipërisë për miratimin e rezolutës. Sipas tij, shpallja e Republikës Islamike të Iranit si shtet që sponsorizon terrorizmin përbën një qëndrim të fortë në mbrojtje të vlerave demokratike.

Ai theksoi se, sipas përmbajtjes së rezolutës, terrorizmi në të gjitha format e tij mbetet një nga kërcënimet më serioze për shoqëritë demokratike, duke shtuar se ky vendim reflekton qartë dimensionin moral të politikës së jashtme të Shqipërisë.

“E përgëzoj Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Parlamentin e Shqipërisë për rezolutën historike të miratuar sot, duke e shpallur Republikën Islamike të Iranit një shtet mbështetës të terrorizmit. Sipas fjalëve të rezolutës: Terrorizmi në të gjitha format e tij përbën një nga kërcënimet më serioze për shoqëritë demokratike. Ky është një tjetër demonstrim i dimensionit të qartë moral në politikën e jashtme të Shqipërisë”, shkruan ministri.

Parlamenti shqiptar shpalli sot Iranin shtet që sponsorizon terrorizmin. Me 79 vota pro dhe një votë abstenimi nga Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë, Kuvendi miratoi rezolutën që shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit. Në rezolutë i bëhet thirrje qeverisë të shpallë menjëherë Gardën Revolucionare Islamike si organizatë terroriste, si dhe të shpallë gjithashtu Hezbollah-un si një organizatë terroriste proxy të Republikës Islamike të Iranit.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
“Giro d’Italia” në Tiranë Edi Rama Izrael Kuvend

Nga e njëjta kategori

Situata e zjarreve në vend, Rama zbret në terren: Çfarë nuk na vret, na bën më të fortë

më shumë...

Zjarret në vend, 11 vatra aktive dhe 6 banesa të djegura në Himarë

më shumë...

Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë pagat: Nuk mund të mbeten peng i një ligji të ri

më shumë...

Begaj nga Frashëri: Dita e besimit dhe kujtesa e një populli nuk mund të shlyhen

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:53

Kakao në kafenë e mëngjesit? Ja si...

10:38

20 vite diferencë në moshë, 22-vjeçari në...

10:09

Situata e zjarreve në vend, Rama zbret...

10:04

Zjarret në vend, 11 vatra aktive dhe...

9:50

Putin pret në Kremlin të dërguarit e...

8:56

5 gola dhe luftë deri në fund,...

8:44

Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë pagat: Nuk mund...

8:39

Greqia paketë të re masash: 400 euro...

8:16

Çfarë ndeshjeje! 5 gola dhe spektakël në...

8:01

Begaj nga Frashëri: Dita e besimit dhe...

7:38

Dashuria e madhe pas të 40-ave/ 3...

7:21

Spalletti zbulon planin për Woltemade para sfidës...

6:46

Zjarri në Frakull, deputeti socialist: Për ne...

6:36

SHBA hakmerret ndaj sulmeve të Teheranit, godet...

6:12

Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë,...

5:31

Vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në...

5:21

Witkoff dhe Kushner do të takohen me...

5:08

Jo vetëm futboll, por miliarda dollarë! Trump...

4:45

Interi vjen i fortë përballë Napolit, por...

4:39

Sa mund t’i pengojë Ukraina fluturimet civile...

Më të klikuarat

  • Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët, 500 e...
  • Rrëzohet avioni në Greqi, humbin jetën personat në bord (VID...
  • Pas 14 vitesh, Berisha mbërrin në Amerikë, pritet me lule dh...
  • Zbardhen dy raste zjarrvënieje në Fier, arrestohet në flagra...
  • Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë, e kishte fshehur në k...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.