E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Shqipëria s’do të bëhet as mavi, as mavri”, Ilir Meta: Në 2 mars mblidhen shqiponjat

Protestën e paralajmëruar të 2 marsit presidenti Ilir Meta e konsideron një tubim të shqiponjave që do të mblidhen për ta bërë Shqipërinë kuq e zi. Ai deklaroi se populli nuk do ta lejojë qeverinë që ta kthejë vendin në mavi apo mavri. Sipas tij, PS nuk mund ta rrëmbejë kalanë e Presidencës.

 

“Kemi AMA-n që e dini se cfarë përfaqëson, kemi ligjin antishpifje. Kemi anti-KCK me policinë partiake. Ka mbetur presidenti, që nuk ia morën dot pushtetin me anë të mënyrave demokratike dhe duan ta marrin edhe këtë kala. Ka mbetur edhe kjo kala që të bëhet gjithë Shqipëria mavi. Nga ata që e bënë Shqipërinë mavi për 50 vjet me radhë, që nuk është parë asnjëherë. Shqipëria nuk do bëhet as mavi, as mavri, do të bëhet kuq e zi. Ju ka hyrë tmerri nga populli. Njerëzit kanë shkuar në burg pse nuk kanë paguar faturë dritash, ndërsa këtu vidhet e grabitet. Këtu vidhet sepse kanë krijuar idenë se shqiptarët sikur janë lodhur e dorëzuar, por këta nuk e dinë se ky është popull shqiponjash e shqiponjat do të mblidhen të gjithë këtu më 2 mars për ta bërë Shqipërinë kuq e zi. Unë i ftoj për fëmijët e tyre shqiptarët.”

Më shumë video

Reklamë