Shqipëria regjistroi një fluks rekord vizitorësh këtë vit, ku vetëm në muajin korrik ky numër ishte gati 40% më i lartë se në korrikun e 2022.

 

Sipas INSTAT, nga këta, 35% janë turistë të huaj që vizituan vendin tonë, të interesuar jo vetëm për bregdetin, por edhe për pikat e tjera turistike.

 

Po ashtu, referuar të dhënave, të huajt që erdhën në Shqipëri gjatë korrikut qëndruan më shumë netë, në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë.

 

Rritja më e madhe është regjistruar në strukturat akomoduese si hotelet, ndërsa qëndrimi në kampingje apo rulota argëtimi këtë vit ka ardhur në rënie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *