Subscribe

Komisioneri për zgjerimin dhe fqinjësinë e mirë, Johannes Hahn e konsideron tejet komplekse cështjen e të drejtave të pronës në vendin tonë.

Në një intervistë për “DW” zyrtari I larte I Brukselit shprehet se Shqipërisë nuk do ti mungojë mbështetja e ndërkombëtarëve për të shkuar drejt një zgjidhjeje efektive per kete ceshtje vecanerisht sa I takon bregdettit te jugut.

 “Komisioni Europian është i vetëdijshëm për shqetësimet ndaj vendimeve të fundit, të miratuara nga Qeveria shqiptare, lidhur me menaxhimin e tokës përgjatë zonës jugore bregdetare. Të drejtat e pronësisë po monitorohen nga BE si pjesë e kuadrit të të drejtave themelore të njeriut. Komisioni Europian po shqyrton mundësitë që ta mbështesë Shqipërinë në trajtimin e situatës problematike lidhur me të drejtën e pronës, në linjë me standardet ndërkombëtare.”

Për më tepër komisionei Hahn shprehet se kuadri i të drejtave pronësore në Shqipëri mbetet i fragmentarizuar dhe kërkon përpjekje të strukturuara për të adresuar dobësitë e tij ligjore dhe teknike.

“Çështjet e pazgjidhura në këtë fushë mund të kontribuojnë në një “efekt ngrirës” mbi investimet e aktorëve të biznesit dhe të krijojnë një premisë për informalitetin, duke përdorur vakumet në zbatimin e ligjit. Në këtë drejtim, Komisioni Europian pohon se konsolidimi i të drejtave pronësore kërkon të drejta të pronës të qëndrueshme, që të funksionojnë mirë në të gjithë vendin, në të cilat të jetë përmbushur parimi i sigurisë ligjore. Ne, inkurajojmë një proces reformimi të mirë kalibruar me përfshirjen e të gjithë aktorëve përkatës dhe nën drejtimin ndërkombëtar.”

Hahn gjithashtu ka garantuar se Komisioni Europian i jep Shqipërisë mbështetje të pakontestueshme në zbatimin e strategjisë së saj kundër korrupsionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *