Subscribe

Kombëtarja shqiptare do të luajë këtë të diel ndaj Hungarisë në Elbasan Arena në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Katar 2022. Pas humbjes 4-1 ndaj Polonisë në transfertë , kuqezinjtë e kanë detyrim  fitoren nëse duan të vazhdojnë dhe më tej këtë ëndërr dhe të kenë shpresa për vendin e tretë në grup.

 

Në prag të sfidës tekniku Edi Reja, nuk e quajti një dramë humbjen në Varshavë, ndërsa tregoi se gjitha vëmendja tani i kushtohet Hungarisë.

 

“Kemi një ndeshje për të rikuperuar ndaj Hungarisë pas atij rezultati të padrejtë që patëm në Poloni. E dimë që Hungaria ka skuadër të mirë dhe cilësore, por ne duhet të jemi të përqendruar.  Brojan e kam grumbulluar, është një lojtar me të ardhme të ndritur, por ndeshjet që ka bërë nuk më ka dhënë atë garancinë që ndihet gati. Moduli është i njëjtë, ka mbërritur Bajrami dhe është në formë, duhet të bëj një analizë dhe të shoh gjendjen e lojtarëve, dhe më vonë do të mendoj për futbollistët që do të aktivizoj për nesër.”

 

Kapiteni i skuadrës , Etrit Berisha tregoi se atmosfera në skuadër është e mirë dhe se djemtë janë motivuar 100 %.

 

“Atmosfera është se pas ndeshjes ishim të vetëdijshëm për të gjitha që kemi bërë. Kjo ndeshje do të thotë shumë, jemi të motivuar. Me siguri që Hungaria është ekip shumë i fortë, ka bërë mirë në Europian, por nesër do të jetë ndeshje e veçante për të dyja skuadrat pa marrë parasysh çfarë ke bërë në të kaluarën, duhet të bindësh  në të ardhmen, me gjithë respektin për Hungarinë do të hyjmë për fitore”.

 

Dueli Shqipëri – Hungari do të luhet të dielën në orën 18:00 në stadiumin Elbasan Arena.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *