Shqipëria mori një fitore të rëndësishme mbrëmjen e të dielës ndaj një kundërshtari modest si Kazakistani. Kuqezinjtë mundën me rezultatin 3-1 në  Tiranës kazakët në një ndeshje ku skuadra jonë e kishte detyrim fitoren.

Ndeshja u zhbllokua shpejt kur Cikalleshi i shërbyer nga Memushaj , goditi me kokë dhe la në vend portierin e miqve. Pas kësaj kuqezinjtë e kishin dhe më të lehtë të administronin lojën dhe Ismajli tundi rrjetën për herën e dytë. Një gol që nuk la shumë vend për festë, pasi miqtë surprizuan portierin Berisha me një supergol nga mesi i fushës. Megjithatë Kuqezinjtë mbyllën llogaritë në pjesën e dytë të lojës me një gol të Manaj nga penalltia. Pas ndeshjes, Ardian Ismajli  në një prononcim për mediat ndau dhe emocionet e golit të parë me fanellën kuqezi.

 

ARDIAN ISMAJLI

MBROJTËS I KOMBËTARES

 “Kemi luajtur të gjithë bashkë si grup. Nga minuta e parë te e fundit e kemi merituar absolutisht fitoren. Kemi dominuar të gjitha repartet. Mund të fitonim më thellë, por e rëndësishme është që morëm 3 pikë dhe do të vazhdojmë përpara. Atmosfera që nga dita e parë ka qenë shumë e mirë.. Nëse fitojmë të mërkurën, atëherë po që mund të ketë eufori, s’ka problem. Normale që kemi shanse. Luftojmë për vendin e parë dhe besoj do të marrim fitore të rëndësishme”

 

Edhe mbrojtësi i Atalantës, Berat Gjimshiti, u shpreh i lumtur me paraqitjen e skuadrës ndërsa thekson se në ndeshjes e radhës do të zbresin në fushë vetëm për fitore.

 

BERAT GJIMSHITI

FUTBOLLIST I KOMBËTARES

 “Besoj se ishte një fitore e merituar. Jam shumë i lumtur për sulmuesët tanë që kemi bërë 3 gola. Në fillim të pjesës së parë kemi luajtur shumë mirë pastaj pësuam një gol nga 50 metra. Më pas e humbëm pak lojën. Në pjesën e dytë kemi rrezikuar 2 herë, por prapë kemi pasur shumë raste dhe e kemi merituar. Më mirë që do të luajmë vetëm për fitore, sepse kur ke dhe barazimin, hyn ndryshe në fushë. Do të jemi gati, kjo ndeshje do të na japë shumë moral dhe do të shkojmë për ta fituar ndeshjen”

 Të mërkurën, Shqipërinë e pret një finale për vendin e parë pasi përballë do të ketë Bjellorusinë  me 10 pikë , 2 më shumë se kuqezinjtë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *