Subscribe

Inflacioni po shkon drejt nivelit zero. Për muajin mars,  ky indeks shënoi një tjetër vlerë të ulët 0.3%. Tendenca në rënien e çmimeve të konsumit ka shqetësuar edhe institucionin më të rëndësishëm monetar, Bankën Qendrore, e cila uli interesin e lekut në 1.5% vetëm dy ditë më parë. Po të mos ishte për çmimin sezonal të ushqimeve dhe rritjen e tarifave të shërbimit arsimor, sot vendi ynë do të futej zyrtarisht në listën e vendeve që vuajnë deflacionin. Madje po të analizosh inflacionin bazë, rezulton se që nga 2015-ta e deri më sot, ai ka qenë negativ! Rënia e çmimeve të naftës dhe mineraleve në tregjet globale, kanë efektin kryesor në këtë situatë, por po ashtu një tregues i rëndësishëm i këtij niveli është edhe fakti që konsumi i qytetarëve është në rënie. Po çfarë do të thotë deflacion? Nëse çmimet e të gjitha produkteve janë në rënie, atëherë kjo tregon se nuk ka kërkesë për të konsumuar. Në këto momente tregtarët reagojnë duke ulur çmimet e automatikisht ulet dhe fitimi i tyre. Rënia e fitimeve rrezikon shkurtimin e vendeve të punës dhe mbylljen e kompanive private. Situatat defalcioniste janë më të vështira për t’u zgjidhur dhe kërkojnë vite, shembulli më konkret është ai i eurozonës që për 3 vite rresht vijon të vuajë rënien e çmimeve dhe shtimin e numrit të të papunëve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *