Subscribe

Ne 17 korrik komisioneri per zgjerimin Johanes Hahn do te jete ne Tiranë për te nisur zyrtarisht punën për hapjen e negociatave për anëtarësimin ne BE. Gjate nje konference te përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, komisioneri theksoi se nga kjo pune përgatitore do te varet shpejtësia me te cilën do te ece procesi i negociatave qe pritet te hapen qershorin e vitit 2019

 

 “Kjo është një punë sfiduese, ambicioze, ku ne duhet të shohim të gjitha fushat që përfshihen në të famshmit 35 kapituj. Pra procesi i screening duhet të bëhet dhe duke u bazuar tek cilësia e punës,  varet ritmi i negociatave; nëse do të jenë më të shpejta ose më pak të shpejta.”       

 

Ndërsa gjate takimi me presidentin e Këshillit Europian, kryeministri shqiptar ka marre garanci per hapjen e negociatave per anëtarësim vitin e ardhshëm.

 

 “Nuk kam dyshime se në rast se Shqipëria ruan ritmin e reformave do të jetë e aftë të prodhojë rezultatet e nevojshme qershorin e vitit të ardhshëm. Sepse vendi I Shqipërisë është në BE dhe Shqipëria do të bëhet anëtarë e BE; nuk ka dyshim për këtë.”

 

Ne gjuhen e Brukselit, procesi quhet screening dhe parashikon qe Komisioni Europian te verifikoje situatën e Shqipërisë ne raport me standardet e BE ne çdo fushe nga drejtësia tek bujqësia, nga ekonomia tek te drejtat e njeriut; gjithçka qe ka lidhje me 35 kapitujt qe jane pjese e negociatave per t’u bere vend anëtar. Mendohet qe puna e zyrtareve te Brukselit te nise me kapitujt 23 dhe 24 qe lidhen me drejtësinë e sigurinë, pasi këto dy kapituj jane te paret qe çelen me nisjen e negociatave dhe te fundit qe mbyllen para anëtarësimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *