E shtunë, 14 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Shqiperia, paraqitje pozitive ne turneun nderkombetar te atletikes

Qyteti i Elbasanit ka qenë mikpritësi i aktivitetit ndërkombëtar të altletikës, Mitingu Internacional. Në këto gara që u mbajtën në stadiumin “Elbasan Arena”, morën pjesë më shumë se 100 sportistë nga pesë shtete të ndryshme si: Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe San Marino.

Sportistët shqiptarë bënë paraqitje pozitive, duke zënë disa vende të par. Sa I takon dy sportistëve elitarë te vendit tonë, Luiza Gega garoi në garën e 1500 metrave dhe zuri vendin e parë me kohën 4.15.07, ndërsa Izmir Smajlaj garoi në kërcimin së gjati dhe arriti rezultatin 7.88.

 

 

Në këtë aktivitet morën pjesë shumë presidentë te federatave te Atletikës të shtëtëve të tjera, si edhe presidenti i Federatës Europiane të Atletikës, Svein Arne Hansen.

Vazhdo të lexosh

Reklamë