E premte, 2 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Shqipëria njeh rivalët e Ligës së Kombeve, cilët janë kundërshtarët e kuqezinjve

Nga Ervin Sina

Shqipëria do të luajë me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë në edicionin e katërt të Ligës së Kombeve. Shorti i hedhur në Paris i vuri kuqezinjtë në grupin B1 duka shmangur Anglinë që ishte kundërshtari më i fortë i mundshem.

Reklamë

Në mesin e rivalëve është Çekia, së cilës i morëm katër pikë në fushatën e fundit eliminatore të Euro 2024.

Ukraina është një kundërshtar jo i lehtë, por që ndeshjet i luan në fushë asnjëanëse, ndërsa Gjeorgjia në letër duket rivali më i lehtë. Shqipëria e nis aventurën në Ligën e Kombeve me dy sfida ende për tu përcaktuar në muajin shtator.

Ndërkohë Kosova që është pjesë e ligës C do të ketë punë me Rumaninë, Qipron dhe një mes Lituanisë ose Gjibraltarit.

Në Ligën A, ku përplasen ekipet më të forta, grupi A2 rezervoi shortin më të fortë pasi do të përballen Italia, Franca, Belgjika dhe Izraeli.

Më poshtë gjeni grupet e plota të Ligës së Kombeve 2024-2025/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë