E premte, 9 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Shqipëria nën “pushtetin” e shiut, ministri Vengu flet në QUO VADIS: Ja si paraqitet situata në terren

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, në një lidhje me emisionin Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar situatën në terren pas reshjeve që kanë përfshirë vendin.

Ministri Vengu aktualisht ndodhet në Bashkinë e Kurbinit, ku theksoi se situata paraqitet për momentin nën kontroll, por ende nuk ka kaluar rreziku.

Reklamë

Ai tha se Shqipëria po përballet me frontin e dytë të stuhisë. Vengu u shpreh se për momentin situata është nën kontroll dhe nuk ka alarm për hapjen e portave të hidrocentraleve.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Borakaj: Ku ndodheni për momentin?

Vengu: Gjendem në qarkun e Lezhës, më konkretisht në Laç. Siç e dini, që në orët e para të mëngjesit vështirësitë e para ishin në zonën e Shkodrës dhe Kurbinit, ku janë të dislokuara Forcat e Armatosura në ndihmë të banorëve.

Borakaj: Duke pasur parasysh situatën aktuale, por dhe atë që pritet, a ka familje që pritet të rrezikohen?

Vengu: Po, mund të konsiderojmë që 90 banesa kanë qenë nën ujë, praktikisht nga pasditja e deri në orët e para të mbrëmjes. Numri është ulur në 60. Nuk na është dashur të bëjmë evakuime. Kemi qenë në një situatë ku kemi evakuuar 4 familje, që janë akomoduar në konviktet e zonës.
Borakaj: Ku mendoni se mund të jetë situata më problematike?

Vengu: Siç e parashikuam, qoftë nga pamjet satelitore, por edhe nga SHMU, jemi nën frontin e dytë që prek veriun e vendit, bashkitë Shkodër, Lezhë, Kurbin, dhe po zbret drejt Tiranës dhe Elbasanit, dhe më pas në jug, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër. Do të jetë një mbrëmje dinamike, nuk mund të themi që jemi jashtë rrezikut.

Çollaku: Nga të dhënat tuaja, sa ka sipërfaqe të mbytura dhe nëse hapet diga, çfarë rreziqesh ka?

Vengu: Ne flasim në bazë të të dhënave që kemi, kaskada ka rezerva të mjaftueshme.
Çollaku: Sa janë kuotat?

Vengu: Kemi më shumë se 8 metra të disponueshme në Koman, më shumë se 4.5 metra në Vaun e Dejës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë