Subscribe

Nga ora 13:00 e ditës së shtunë, deri në 05:00 të mëngjesit të së hënës, në Shqipëri është bllokuar gjithçka. Nuk lejohet as lëvizja e këmbësorëve dhe as e automjeteve, ndërsa është mbyllur çdo lloj aktiviteti, përfshi edhe supermarketet dhe farmacitë. I gjithë vendi është futur në karantinë për shkak të masave ekstreme për tu mbrojtur nga CODIV-19.

 

Tirana është zgjuar zbrazur kete te djele. Duhet se qytetarët, të paktën janë ndërgjegjësuar dhe janë izoluar në shtëpi. Janë të pakta automjetet që qarkullojnë në rrugët e kryeqytetit.

 

Policia dhe forcat ushtarake kanë ngritur pikat e postobllokut për ndaluar çdo lloj levizje te paautorizuar. Rrugët kryesore janë thuajse të boshatisura. Edhe në qytetet e tjera të vendit si Shkodra, Durrësi, Lezha, Elbasani etj janë në shtetrrethim ku qytetarët janë izoluar në banesat e tyre duke zbatuar urdhërat e autoriteteve.

 

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, policia e vendit ka ndëshkuar 25 drejtues automjetesh duke i hequr patentët për shkak se qarkullonin pa leje.Ndersa jane gjobitur edhe 89 këmbësorë me 10 mijë lekë secili që qarkullonin pa arsye në rrugët e vendit jashtë fashave orare të lejuara.Ndërkohë janë gjobitur edhe 13 njësi tregtarepasi nuk kanë zbatuar urdhërin e mbylljes së aktivitetit të tyre.

 

Duke filluar nga dita e hënë nuk do të lejohet asnjë këmbësor të dalë për shëtitje apo për tu furnizuar më ushqime apo medikamente. Do të lejohet vetëm një familjar i cili do të marrë leje të autorizuar në e-albania ose në numrin falas 55155, i cili pasi të konfirmohet nga strukturat e policisë mund të lëvizë për te blere ushqime apo medikamente të nevojshme.Ndërkohë që nuk do të lejohet asnjë pensionist që të qarkulloje pas ditës së hënë. Ekipet bashkiake dhe ato të emergjencave që do të furnizojnë me ushqime te moshuarit ne shtepi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *