Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
26 August 2026
Vizion fokus

Cila ishte arsyeja e udhëtimit të Drejtorit të CIA-s...

Erdogan sulmon Izraelin: Gjenocidistët do të mposhten!

“Mund të ikja edhe në Dubai”, Apeli francez rrëzon...

Zjarr mbi Kaninë, era e fortë favorizon flakët

Zjarret në vend, ja si paraqitet situata

Bie aksidentalisht në humnerë, shpëtohet pas më shumë se...

Takimi qeveritar në Pogradec, Hoxha: Një diplomaci moderne për...

Rusia nxjerr për herë të parë në det nëndetësen...

Zbardhet dokumenti që synonte rekrutimin e Albin Kurtit kur...

Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e Hormuzit, çdo...

Shqipëria në fund të listës botërore për ruajtjen e pronësisë intelektuale

19 Tetor 15:07

Indeksi Ndërkombëtar për të Drejtat e Pronësisë Intelektuale, në raportin e këtij viti e rendit Shqipërinë në vendin e 118 nga 129 të ekzaminuara, për çdo vit që nga 2015 ku u përfshi për herë të parë në raport, me zbritje shkallësh sipas analizës së Alliance.

 

Me një rezultat prej 3.8 pikësh, Shqipëria renditet në 15 vendet e fundit në listë, e 23-a në rajonin e Europës Juglindore. E krahasuar me vendet e Ballkanit, ndodhet sërish në fund. Serbia renditet në vendin e 110, Mali i Zi në vendin e 105, ndërsa Bosnjë dhe Hercegovina e 116-a.

 

Ky indeks, i përpiluar nga Organizata Property Rights Alliance, bazohet në disa kategori me disa nënindikatorë: mjedisi ligjor dhe politikat, të drejtat e pronave fizike, të drejtat e pronësisë intelektuale.

 

Shqipëria ka marrë rezultatin më të lartë në nënkategorinë e rregullave ligjorë dhe stabilitetit politik dhe rezultatin më të ulët në piraterinë dhe pavarësinë gjyqësore.

 

Raporti tregon se Shqipëria ka ende mungesa në të drejtën e autorit, pasi niveli i piraterisë është i lartë. “Duhen bërë ende më tepër politika për Mbrojtjen e Patentave”, – thuhet në raport, fjali të cilën e gjen në raportet e tre viteve të fundit.

 

Në krye të renditjes globale për sa i përket mbrojtjes së pronësisë intelektuale, qëndron Zelanda e Re, e ndjekur nga Finlanda dhe Suedia. Ndërsa të fundit renditen Zimbabve, Jemeni dhe Venezuela.

 

Sa i përket Shqipërisë, qeveria hartoi një strategji në këtë fushë, “Strategjia Kombëtare e Pronësisë Intelektuale 2016-2020”, që u miratua pak kohë më parë dhe që i ka kushtuar rëndësi të veçantë nxitjes së inovacionit, ndër të tjera, nëpërmjet ngritjes së qendrave të transferimit të teknologjisë pranë universiteteve apo organizmave shkencore dhe të zhvillimit, të cilat do të shërbejnë si ura lidhëse të dobishme të kërkesës me ofertën për rastet e shpikjeve teknike, pra ndërmjet bizneseve dhe qendrave kërkimore në universitete, duke krijuar dhe tregun e shitjes dhe blerjes së patentave. /Monitor

Posted Under:
Teknologji
Tagged:
Pronësia Intelektuale shqiperia

Nga e njëjta kategori

“TikTok” gjobitet 400 mln dollarë! SHBA e akuzon për keqpërdorim të të dhënave të fëmijëve

më shumë...

Instagram dhe Facebook mund të ndryshojnë përgjithmonë nëse Meta humbet gjyqin të martën

më shumë...

“Instagram” vjen me një ndryshim të ri

më shumë...

TikTok-er me diplomë, Universiteti në Amerikë hap degën e parë për influencerë dhe krijues përmbajtjeje

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:56

Cila ishte arsyeja e udhëtimit të Drejtorit...

10:43

Erdogan sulmon Izraelin: Gjenocidistët do të mposhten!

10:19

Nga antibiotikët te qetësuesit, këto janë ilaçet...

9:54

“Mund të ikja edhe në Dubai”, Apeli...

9:07

Zjarr mbi Kaninë, era e fortë favorizon...

8:47

Zjarret në vend, ja si paraqitet situata

8:40

Bie aksidentalisht në humnerë, shpëtohet pas më...

8:28

Ndërron jetë ikona e muzikës country

7:50

Takimi qeveritar në Pogradec, Hoxha: Një diplomaci...

7:25

Rusia nxjerr për herë të parë në...

7:04

Zbardhet dokumenti që synonte rekrutimin e Albin...

6:53

Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e...

6:27

“Mund të mos më shohësh më, të...

6:25

Asllani i thotë “PO” skuadrës së re

5:47

Zyrtarët e lartë të BE-së në shënjestër...

5:41

Kanadaja hakmerret ndaj SHBA, vendos detyrime deri...

5:23

Kryeparlamentari kroat paralajmëron NATO-n: Serbia po armatoset...

5:13

Zbulohet kush ishte ishte “pasagjeri misterioz” i...

5:01

Sirena arabe për Asllanin, Interi po shqyrton...

4:45

Prokuroria Speciale ngre akuzë ndaj Fatmir Shehollit:...

Më të klikuarat

  • Momenti i ekzekutimit, vritet në mes të ditës kreu i mafias...
  • Identifikohet edhe viktima tjetër, kush është 42-vjeçari që...
  • “Mund të mos më shohësh më, të dua shumë!”/ Vrasja e 45-vjeç...
  • Tërmet në Shqipëri, magnituda dhe epiqendra
  • Vodhën makinën luksoze, policia i ndoqi për disa orë, adoles...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.